Gjergj Vyshka 16.10.2016 18:05
Kampionet në fuqi të rrjetës shqiptare kanë fituar pastër, 3-0, me bardheblutë e trajnerit Adrian Gorenxa, duke marrë kështu suksesin e dytë me ndaj kësaj skuadre, pas fitores në Kupën e Federatës Shqiptare të Volejbollit.
Ajo që ra në sy, në fakt, ishte se në 12-shen e Barletit Volej nuk kanë qenë as Ligaj e as Brati. Gurabardhi kishte dhënë urdhër pas stërvitjes së fundi asnjë të mos rrinte për të parë ndeshjen Partizani-Vllaznia në volejboll për meshkuj të premten, por të shkonte në shtëpi e të mbante regjim.
Mirëpo nuk ka ndodhur kështu. Dhe Ligaj e Brati e kanë parë ndeshjen tek spektatorët, që dje kanë qenë të shumtë, edhe pse është luajtur në sallën Nr. 2 të Pallatit të Sportit “Asllan Rusi” përsëri në kushtet aspak komode për një kryendeshje.