Gjergj Vyshka 16.10.2016 12:05
Në takimin e dy rivaleve kryeqytetas, është luajtur pikë më pikë deri në pushimin e parë teknik, që e sheh Barletin Volej në epërsi 8-7 ndaj Tiranës. Në shkëputjen e Barletit Volej 11-7, trajneri Gorenxa ka marrë pushimin e tij të parë, por skuadra bardheblu nuk reagon, ndërsa në pushimin e dytë teknik, Barleti Volej është sërish në epërsi 16-13. Më pas 21-20 dhe 22-20 edhe për të mos rrezikuar setin është momenti që Gurabardhi e Gorenxa marrin pushimet e tyre.
E në fund Barleti Volej fiton 25-20. Tjetër histori seti i dytë, që fillon me shpërthim që në fillim për kampionet, të cilat janë shkëputur në 5-1, 8-3, 16-8, 20-11, 20-13, 23-16 dhe në përfundim 25-16. Pa histori është dhe i treti që ka një përfundim të thellë për Barletin Volej, 25-12 dhe 3-0 e 9 pikë të plota për skuadrën e Hasan Gurabardhit në renditje pas tre javësh kampionat.
Pikëshënuesja më e mirë e ndeshjes është Braho e Barletit Volejit, me 15 pikë, e ndjekur nga Bego e Barletit Volejit, me 11 pikë, si dhe Picaku e Barletit Volejit dhe Shkurti e Tiranës, secila me nga 10 pikë. Në bllok ka dalë fituese Tuci e Barletit Volejit me 2 mure të suksesshme, kurse në shërbim është Braho e Barletit Volejit, me 5 rezultative.
Por edhe Bego e Barletit Volej e Shkurti e Tiranës me 4 rezultative, si dhe Hasku e Barletit Volej me 3 të tilla. Në total, në 3 sete, Barleti Volej ka realizuar 75 pikë, prej të cilave 59 pikë vetë, kurse 16 pikë kanë ardhur nga gabimet e Tiranës. Në anën tjetër, Tirana në 3 sete ka realizuar 48 pikë prej të cilave 34 pikë vetë, kurse 14 pikë kanë ardhur nga gabimet e Barletit Volejit.
Barleti Volej – Tirana 3-0
(25-20, 25-16, 25-12)
Barleti Volej: Braho, Xheka, Picaku, Hasku, Bego, Tuci, Fagu (L) / Xhelilaj, Celaj, Shabaku, Neli. Trajner: H. Gurabardhi
Tirana: Kokonozi (Hoxha), Gjokutaj (Sallaku), Sejfullai (L), Paloku (Shkurti), Kushi, Xhixha, Agolli / Shehi, Hoxha, Shira. Trajner: A. Gorenxa
Gjyqtarë: A. Shehu, K. Husi (Tiranë)
Kampionatit Kombëtar
i Volejbollit – Femra
Grupi A1
Java e 3-të
(15 tetor 2016)
Të shtunën:
Lushnja – Partizani 1-3
Barleti Volej – Tirana 3-0
Elbasani – Skënderbeu 1-3
Teuta – Vllaznia 3-0
Renditja
Nr. Skuadra N. F. H. Setet Pikë
- Barleti Volej 3 3 0 9-0 9
- Teuta 3 3 0 9-2 8
- Partizani 3 2 1 6-4 6
- Vllaznia 3 2 1 6-6 5
- Tirana 3 1 2 5-6 4
- Skënderbeu 3 1 2 5-7 4
- Lushnja 3 0 3 2-9 0
- Elbasani 3 0 3 1-9 0