Olimpiada ime e 3-të, më e dobëta nga ana organizative

Share Button

Noti-Sidni-Hoxha-Titrat

Nga Sidni Hoxha* 15.10.2016 17:05

Gjatë gjithë ditëve të qëndrimit tim, në përbërjen e delegacionit shqiptar, me Z.Bezhani vetëm një herë kemi shkëmbyer një: “Si je dhe Si po ja kalon” dhe kaq. Pra një “Hi-By”, si i thonë amerikanët. Sajesa e tij, në lidhje me fjalët që ka thënë për babain tim, është krejt e pavërtetë, shpifje. Babai im, njëkohësisht dhe trajneri e inspiruesi im, më ka sjellë çdo ditë stërvitjen në Rio, gjë të cilën nuk e bëri trajneri që ishte këtu, i cili prapë nuk ishte trajneri im.

Duhet të shtoj se është meritë e punës dhe këmbënguljes së babait tim, kjo që jam unë tani. Babait tim ia dedikoj arritjet e mia. Për garat në Rio sqaroj se, në skedën e KOKSH-it, kam pasur dy gara, 100 stil i lirë dhe 50 metra stil i lirë. Pasi jam pyetur për regjistrimin në Lojërat Olimpike, kam zgjedhur 50 stil i lirë. Por opinioni publik duhet ta dijë se unë isha përgatitur për të dy këto gara dhe jam kualifikuar për këto dy gara në Olimpiadën braziliane.

Pavarsisht se prapë Bezhani thotë që unë nuk isha i kualifikuar dhe isha me ftesë. Në garën 100 metra stil i lirë kanë marrë pjesë shumë notarë, të cilët kishin kohë më të këqija se të miat. Listat e nisjes janë aty dhe mund t’i verifikoni. Bashke me regjistrimin me kohën 29”93,  kohë kjo e regjistruar “gabimisht”, kohë e cila ishte fyerje për të gjithë notarët shqiptarë, së paku duhet të ishin argumente për të kërkuar falje, mua dhe familjes sime.

Mosinteresimi për të dy notarët, për kohët e sakta dhe garat e tyre, erdhi si mungesë respekti ndaj punës e mundit tonë. Edhe pse ishin në Rio nuk denjuan të shkojnë në mbledhjen teknike të Federatës Ndërkombëtare të Notit. Kur u kujtuan, pasi kishin dalë listat e nisjes së garave, dhe me gjithë insistimin dhe ndërhyrjen time, ishte shumë vonë. Çdo gjë ishte vendosur. Edhe përgjigjen e FINA-s për mospjesëmarrje në mbledhjen teknike, e dinë të gjithë. E di dhe Bezhani.

Për ta mbyllur, Olimpiada e trete e imja ishte me e dobëta nga ana e organizimit.

 

*Notar, kampion & rekordmen kombëtar

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:40 ASNN – Për herë të fundit në ngjyrat kuqezi, 5 futbollistë i japin

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

AlbanianSport.com 15/11/2024 22:30 ASNN – Liga e Kombeve, Kombëtarja mbyll përgatitjet në “Arenën Kombëtare”, gati për ndeshjen ndaj Çekisë. Kështu, Shqipëria e futbollit është gati për takimin e parë të nëntorit ndaj Çekisë, teska skuadra kuqezi, me në krye trajnerin Silvinjo, mbylli mbrëmjen e së premtes përgatitjet në Stadiumin “Arena Kombëtare” në kryeqytet. Sipas burimeve

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:55 ASNN – Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, tregoi edhe se si paraqitet

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Luajmë para tifozëve tanë, japim gjithçka!

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Luajmë para tifozëve tanë, japim gjithçka!

AlbanianSport.com 15/11/2024 20:45 ASNN – I pyetur në konferencën për shtyp të të premtes, në prag

Video) Kombëtarja / Silvinjo: Çekia, një “njohje e vjetër”, por lipset 100%

Video) Kombëtarja / Silvinjo: Çekia, një “njohje e vjetër”, por lipset 100%

AlbanianSport.com 15/11/2024 19:35 ASNN – Duke iu referuar më tej në konferencën e tij për shtyp

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh