AlbanianSport.com 15.10.2016 09:35
ASNN – Të premten ka ngritur siparin e sezonit të ri edhe Kategoria e Parë e Kampionatit Kombëtar të Basketbollit për Femra, që, përbëhet nga 9 ekipe dhe, për efekt kalendari, Skënderbeu është pushim në javën e parë.
Dje janë luajtur dy ndeshjet e para dhe Elbasani është mundur në shtëpi nga Flamurtari. Vlonjatet kanë fituar me një diferencë të konsiderueshme pikësh përballë elbasanasve, në shifrat 53-69.
Në takimin tjetër të zhvilluar të premten, Studenti e ka nisur mbarë sezonin, teksa në Sallën Sportive të Bathores ia ka dalë të sigurojë një fitore të thellë përballë vendaseve të Kamza Basketit, me plot 29 pikë diferencë, 78-49.
Dy takimet e tjera luhen të shtunën dhe, në mesditë, duke nisur nga ora 12:00, Goga Basket përballet me Apoloninë në Pallatin e Sportit “Ramazan Njala” të Durrësit, ndërsa, duke nisur nga ora 16:00, Vllaznia pret Tiranën në Pallatin e Sportit “Qazim Dervishi” të Shkodrës.
Kampionati Kombëtar
i Basketbollit – Femra
Kategoria e Parë
Java e parë:
(14-15 tetor 2016)
Të premten:
Elbasani – Flamurtari 53-69
Kamza Basket – Studenti 49-78
Të shtunën:
Goga Basket – Apolonia ora 12:00
Vllaznia – Tirana ora 16:00
Skënderbeu pushim
Renditja
Nr. Skuadra N. F. H. Psh-Pp Pikë
- Studenti 1 1 0 78-49 2
- Flamurtari 1 1 0 69-53 2
- Elbasani 1 0 1 53-69 1
- Kamza Basket 1 0 1 49-78 1
- Apolonia 0 0 0 0-0 0
- Goga Basket 0 0 0 0-0 0
- Skënderbeu 0 0 0 0-0 0
- Tirana 0 0 0 0-0 0
- Vllaznia 0 0 0 0-0 0