AlbanianSport.com 15.10.2016 07:55
ASNN – Janë luajtur të premten 3 ndeshjet e para të javës së parë të nivelit më të lartë të Kampionatit Kombëtar të Basketbollit për Meshkuj, që njihet si Superliga, duke regjistruar fitore vetëm për ekipet vendase. Kështu, debutuesja në këtë nivel, Ardhmëria Basket ka gjetur “shesh” dhe ka bërë “përshesh”.
Flamurtari, edhe pse ka mbetur në Superiore, është dukur në fushë një skuadër pa lidhje e që sikur i kishin sjell me zor, aq sa në një moment ka pasur dhe konflikte me njëri-tjetrin. Dhe skuadra e re, e drejtuar nga trajneri Afrim Bilali, ka fituar me shifrat e thella 75-31, duke treguar se nuk do të jetë thjesht për numër në këtë sezon.
Pasi ka fituar në fillimin e kësaj jave ndaj Trepca Mitrovicës 78-66, Tirana ka qenë me të njëjtin ritëm edhe përballë Vllaznisë. Në një sallë sportive të tejmbushur si “Fahrie Hoti” në kryeqytet, Tirana nuk e ka pasur aspak të vështirë për të mundur Vllazninë 82-65, e cila është kampione në fuqi e basketbollit të meshkujve.
Ndërkohë, akoma më e thellë ka qenë fitorja e Teutës, e cila në takimin e zhvilluar në Pallatin e Sportit “Ramazan Njala” të Durrësit, ka mundur Kamzën me shifrat 88-65. Natyrisht që sezoni i ri është i gjatë dhe dje ishte vetëm java e parë, por premtimi i saj ishte shpresëdhënës për një betejë të ashpër për trofe.
Kampionati Kombëtar
i Basketbollit – Meshkuj
Superliga
Java e parë:
(14 tetor 2016)
Të premten:
Ardhmëria Basket – Flamurtari 75-31
Tirana – Vllaznia 82-65
Teuta – Kamza Basket 88-65
Renditja
Nr. Skuadra N. F. H. Psh-Pp Pikë
- Ardhmëria Basket 1 1 0 75-31 2
- Teuta 1 1 0 88-65 2
- Tirana 1 1 0 82-65 2
- Vllaznia 1 0 1 65-82 1
- Kamza Basket 1 0 1 65-88 1
- Flamurtari 1 0 1 31-78 1