AlbanianSport.com 12.10.2016 15:40
ASNN – Pas zhgënjimit në fillimin e sezonit në Kupën e Federatës Shqiptare të Volejbollit, ku u eliminua që në gjysmëfinale nga fituesja eventuale, Farka Voleji, Studenti i drejtuar nga trajneri Arben Sako, është rikthyer fort në kampionat, teksa në dy javët e para të sezonit të ri, ka marrë po aq fitore.
E fundit ishte ajo e marrë mbrëmë përballë Vllaznisë, pikërisht në Shkodër, çka e ka bërë Sakon të jetë euforik, teksa thotë: “Ne jemi skuadra për t’u mundur, sepse jemi kampionët në fuqi. Shoh si rivalë për titull skuadrën shkodrane, Farka Volejin, Tiranën, por ndoshta dhe Partizanin”
Me pak fjalë, ajo që ka tërhequr vëmendjen, në mbyllje të takimit, ka qenë një deklaratë e trajnerit të Stuentit, Arben Sako, i cili duke folur për “Sport Ekspres” ka injoruar Partizanin si pretendent për titull. “Unë e kam deklaruar dhe deklaroj botërisht që skuadra që duhet rrahur këtë vit është Studenti”, – ka këmbëngulu ai.
“Është kampionia në fuqi dhe po e përsëris prapë që është skuadra që duhet mundur, – ka vijuar trajneri i kampionëve në fuqi të rrjetës shqiptare të meshkujve. – Si rivalin kryesor të Studentit unë shikoj Vllazninë, Farkën Volej, Tiranën, por dhe Partizanin”. dhe, edhe Partizanin.”