AlbanianSport.com 11.10.2016 10:50
ASNN – Kombëtarja shqiptare e 19-vjeçarëve do të luajë sot ndeshje e 3-të dhe të fundit, të vlefshme për grupin e 4-t të Eliminatoreve të Evropianit të kësaj grupmoshe.
Përballë Nën-19-vjeçarëve kuqezinj sot do të jenë bashkëmoshatarët e Gjibraltarit, të pranuar rishtaz, krahas Kosovës, në UEFA dhe FIFA.
Në dy ndeshjet e para të luajtura deri tani, futbollistët tanë kanë pësuar dy humbje, 1-0 me Irlandën dhe 2-3 me Gjermaninë.
Takimi Shqipëri-Gjibraltar do të luhet duke nisur nga ora 14:00 dhe do të transmetohet drejtpërdrejt dhe ekskluzivisht nga Rrjeti i Radio-Televizioni Shqiptar.