Shqipëri-Spanjë 0-2 / Kombëtarja humbet, por edhe zhgënjen me lojën e saj

Share Button

shqiperi-spanje-rezultati

AlbanianSport.com 09.10.2016 22:45

ASNN – Shqipëria e ka humbur ndeshjen e 3-të të grupit G të Eliminatoreve të Botërorit “Rusi 2018”, pasi dy gola të shënuar në pjesën e dytë, i kanë mjaftuar Spanjës që të marrë fitoren e dytë në 3 ndeshjet e deritanishme dhe të marrë kreun e renditjes, së bashku me Italinë.

Diego Kosta dhe Nolito kanë qenë ata që e kanë mposhtur portierin Berisha, duke bërë që Shqipëria tanimë të ndajë vendin e 3-të dhe të 4-t të renditjes së bashku me Izraelin. Pritej të ishte një ndeshje mjaft e vështirë dhe, përtej përpjekjeve titanike të kuqezinjve, Spanja ka fituar në Shkodër.

Ndeshja e 3-të e grupit G të Eliminatoreve të Botërorit “Rusi 2018” për Kombëtaren kuqezi ka qenë ajo ndaj kampiones së botës dhe të Evropës, Spanjës, e cila ka fituar me dy gola në pjesën e dytë dhe tanimë ka rigjetur kreun e renditjes, të cilin e ndan me Italinë, me nga 7 pikë secila.

Megjithëse ka bërë një pjesë të parë heroike, duke e ndalur valën e sulmeve të njëpasnjëshme dhe mjaft të rrezikshme të iberikëve, herë falë mbrojtjes e herë falë portierit Berisha, Kombëtarja kuqezi është dorëzuar në pjesën e dytë, duke pësuar dy herë.

Një gabim nga ana e portierit kuqezi u ka dhënë mundësi spanjollëve të përfitojnë dhe të gjejnë golin e parë në minutën e 55-të, me anë të Diego Kostës. Goli i ka goditur kuqezinjtë, ndërsa iberikët vazhdojnë të sulmojnë dhe, në minutën e 63-të, është i sapofuturi në fushë Nolito, ai që depërton në zonë dhe gjen sërish rrugën e rrjetës.

2-0 për Spanjën dhe Shqipëria nuk ka më fuqi të reagojë. Përfundimisht Spanja fiton me këto shifra dhe Shqipëria tanimë të ndajë vendin e 3-të dhe të 4-t të renditjes së bashku me Izraelin.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:40 ASNN – Për herë të fundit në ngjyrat kuqezi, 5 futbollistë i japin

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:05 ASNN – Ai do të përjetojë një natë të veçantë këtë të shtunë në “Arenën

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

AlbanianSport.com 15/11/2024 22:30 ASNN – Liga e Kombeve, Kombëtarja mbyll përgatitjet në “Arenën Kombëtare”, gati për ndeshjen ndaj Çekisë. Kështu, Shqipëria e futbollit është gati për takimin e parë të nëntorit ndaj Çekisë, teska skuadra kuqezi, me në krye trajnerin Silvinjo, mbylli mbrëmjen e së premtes përgatitjet në Stadiumin “Arena Kombëtare” në kryeqytet. Sipas burimeve

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:55 ASNN – Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, tregoi edhe se si paraqitet

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:20 ASNN – Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë maksimumin kundër

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh