AlbanianSport.com 07.10.2016 14:20
ASNN – Mediat serbe e kanë harruar tashmë Shqipërinë dhe i kanë kushtuar një vëmendje të veçantë koreve anti-serbe në ndeshjen Kosovë-Kroaci, të luajtur të enjten në stadiumin e Shkodrës, “Loro Boriçi”. “Kurir” i ka quajtur të turpshme koret e kroatëve ndaj serbëve që kanë kënduar në shkallët e stadiumit “Vritini serbët”.
Ndërsa media tjetër serbe “B92” ka kërkuar edhe dënim për mbështetjen e vendit pritës. Ata kanë thënë se Federata Kroate e Futbollit dhe ekipi duhet të dënohen sërish. Kosova është mundur 0-6 nga Kroacia dhe kjo padyshim i ka gëzuar mediat serbe, të cilat e cilësojnë si “shpartallim” këtë humbje të Kosovës.
Më poshtë keni titujt e disa prej mediave në Serbi:
Vecernje Novisti: Kroacia “shkatërron” Kosovën
Blic: Hije skandali, Kroacia shkatërron Kosovën në Shkodër
RTS: Kroacia e mund Kosovën lehtësisht
Sportski žurnal: Kroacia shkatërron Kosovën
B92: Kosova 0-6
Telegraf: Tifozët e Kosovës bëhen bashkë me kroatët, “Vatreni” i nderon me 6 gola