AlbanianSport.com 06.10.2016 16:10
ASNN – Kombëtarja kuqezi do të zbresë sonte në Stadiumin 6,100-vendësh të Vaduzit, për t’u ndeshur me Lihtenshtejnin vendas, në takimin e dytë në kuadër të grupit G të Eliminatoreve të Botërorit 2018. Shqipëria është ndeshur vetëm një herë, në atë miqësore të gushtit të 2008-ës, ku kuqezinjtë kanë fituar 2-0.
Sa i përket formacionit të ndeshjes së sotme, De Biazi është përballur me disa mungesa, por sërish ka premtuar të luajë në sulm. Shqipëria luan sonte ndeshjen e dytë në kuadër të grupit G të Eliminatoreve të Botërorit 2018 dhe kundërshtari i radhës është Lihtenshtejni, skuadra që renditet e 182-ta në botë.
Me përfaqësuesen e Principatës së vogël të zënë ngushtë midis Austrisë dhe Zvicrës, Shqipëria është ndeshur vetëm një herë, në atë miqësore të gushtit të 2008-ës, ku kuqezinjtë kanë fituar me dy gola të shënuar në pjesën e parë nga Jahmir Hyka dhe Xhevahir Kapllani.
Sa i përket formacionit të ndeshjes së sotme, De Biazi është përballur me disa mungesa, por sërish ka premtuar të luajë në sulm. Kështu, përpara Berishës në portë, në 4-shen e mbrojtjes, do të rreshtohen Hysaj, Mavraj, Gjimshiti dhe Aliji, ndërsa para tyre, në mesfushë do të rreshtohen Kukeli dhe Abrashi.
Organizimi i lojës ka kaluar tanimë mbi supet e Hykës, që zë vendin e Memushajt të dëmtuar, të ndihmuar nga krahët nga Roshi dhe Llullaku, ndërsa i vetëm në sulm është Balaj. Ndërsa Lihtenshtejni pritet të aktivizojë këtë 11-shje bazë për ndeshje, që do të luhet duke nisur nga ora 20:45 në Lihtenshtejn, do të gjykohet nga një treshe hungareze, me kryesor Tamash Bognarin.