Gjergj Vyshka 06.10.2016 07:00
Dy kryesfidat Partizani-Barleti Volej për femra dhe Tirana-Farka Volej për meshkuj do të zhvillohen të premten, por deri më tani asnjëra prej tyre nuk do të transmetohet në televizor. Volejbolli shqiptar e ka nisur javën e dytë të Kampionatit të 71-të Kombëtar me ndryshime në orare dhe në ditë. Dhe kjo kryesisht tek të rinjtë dhe të rejat, të cilat e nisin kampionatin e tyre të dielën.
Por ndërkohë dy kryesfidat e javës së dytë për të rritur dhe të rritura janë Partizani-Barleti Volej dhe Tirana-Farka Volej. Nëse kjo e fundit ka qenë e planifikuar që në fillim për t’u luajtur të premten në ora 19:00 në Sallën Sportive “Farie Hoti” në kryeqytet, ajo që ka ndryshuar është Partizani-Barleti Volej për femra. Në kalendar ka qenë e vendosur në ora 14:00 të shtunën në në sallën Nr. 2 të Pallatit të Sportit “Asllan Rusi”.
Por me idenë e transmetimit të ndeshjes në Televizionin Shqiptar, gjë që nuk ka për të ndodhur të paktën sipas informacionit të fundit të marrë të martën në mbrëmje pranë Drejtorit të Departamentit të Sportit, Pano Xhixho, madje duke kërkuar që të shtrohet dhe tarafleksi, Partizani e kishte kërkuar këtë ndryshim. Gjë që u miratua nga Federata Shqiptare e Volejbollit.
Por ajo që mbetet është se as Partizani-Barleti Volej për femra të premten në ora 18:00 dhe as Tirana-Farka Volej po të premten për meshkuj në ora 19:00 nuk do të transmetohen. Sakaq pas tërheqjes së Studentit për të rritura, Korabi do të jetë pushim, por tek të rriturat A1 do të ketë dhe një zhvendosje tjetër; Skënderbeu-Teuta nga ora 12:00, e planifikuar të shtunën do të bëhet të shtunën në ora 16:00.
Kampionati i 71-të Kombëtar
i Volejbollit – Femra
Kalendari i ndeshjeve:
Grupi A1
Java e dytë:
(7-8 tetor 2016)
Të premten:
Partizani – Barleti Volej ora 18:00
Të shtunën:
Tirana – Elbasani ora 15:00
Vllaznia – Lushnja ora 15:30
Skënderbeu – Teuta ora 16:00
Grupi A2
Java e dytë:
(8 tetor 2016)
Të shtunën:
Divjaka – Mirdita ora 11:00
Apolonia – Flamurtari ora 14:00
Korabi pushim
Kampionatit i 71-të Kombëtar
i Volejbollit – Femra
Kalendari i ndeshjeve:
Java e dytë:
(7-8 tetor 2016)
Të premten:
Tirana – Farka Volej ora 19:00
Të shtunën:
Skënderbeu – Partizani ora 14:00
Vllaznia – Studenti ora 18:00
Erzeni – Teuta ora 19:00