AlbanianSport.com 05.10.2016 11:20
ASNN – Megjithë mungesat e Sadikut dhe Manajt, dy sulmues të ekipit kuqezi, trajneri Xhovan De Biazi do të hedhë në fushë një formacion sulmues ndaj Lihtenshtejnit. Kështu është shprehur për televizionin shqiptar nëpërmjet linjës telefonike, menaxheri i Kombëtares, Alban Bushi. “Ne kemi sulmues të shumtë në ekip dhe do të synojmë tri pikët”, – ka theksuar Bushi.
Kombëtarja shqiptare e futbollit, kërkon tri pikët ndaj Lihtenshtejnit. Ky është synimi kryesor i trajnerit kuqezi, De Biazi, dhe skuadrës së tij. Megjithë mungesat e Sadikut dhe Manajt në sulm, sërish kuqezinjtë do të jenë një skuadër me natyrë sulmuese. Kështu është shprehur për Televizionin Shqiptar, nëpërmjet linjës telefonike, menaxheri i kombëtares, Alban Bushi.
Edhe pse një kundërshtar i lehtë në letër, skuadra kuqezi nuk do ta nënvlerësojë aspak Lihtenshtejnin. “Pasi ne gjithnjë kemi vuajtur me skuadrat e ashtuquajtura “të vogla””, ka shtuar më tej Bushi. De Biazi do të hedhë në fushë një skuadër sulmuese ndaj Lihtenshtejnit, pasi për Shqipërinë, kjo ndeshje është më e rëndësishme se sa ajo me Spanjën, ka nënvizuar Bushi.