AlbanianSport.com 04.10.2016 18:00
ASNN – Komisioni i Disiplinës i Federatës Shqiptare të Futbollit ka dënuar ekipin e Kukësit, që të luajë një ndeshje pa tifozë, pas trazirave të verifikuara gjatë dhe në fund të ndeshjes me Partizanin.
Tifozët vendas kanë goditur me sende të forta ata të Partizanit. Ndër të tjera, Komisioni i Disiplinës pranoi kërkesën e Korabit, për të lejuar zhvillimin e ndeshjeve të skuadrës dibrane me praninë e tifozëve.
Fusha dibrane ishte dënuar që prej kampionatit të Kategorisë së Parë pas ngjarjeve në ndeshjen me Kastriotin. Në rast përsëritjeje të së njëjtës situatë ndëshkimi për këtë fushë do të rikthehet.
Ja dhe procesverbali i plotë i mbledhjes së sotme të Komisionit të Disiplinës pranë FSHF-së:
I mbajtur sot me date 4 Tetor 2016, ne mbledhjen e Komisionit te Disiplines se FSHF-se per shqyrtimin e e problemeve disiplinore te konstatuara ne ndeshjet e kategorive te ndryshme te Kampionatit Kombetar te Futbollit dhe per shqyrtimin e kerkesave te paraqitura.
Komisioni pasi u njoh me relacionin e Sekretariatit Teknik, shqyrtoi dokumentacionin e paraqitur, si i diskutoi ceshtjet ne teresi, ne perfundim bazuar dhe ne nenet 76 dhe 77 te KDS.
VENDOSI:
1.KF “Luftetari”, per sjellje te gabuar te spektatoreve, ne baze te Nenit 66/1 te KDS, denohet me 100.000 (njeqindmije) lek gjobe.
2.Zyrtari i KF “Korabi”, Erion Hamiti, per sjellje jo sportive ndaj zyrtareve te ndeshjes, ne baze te Nenit 49/2/a dhe 20 te KDS, denohet me 8 (tete) ndeshje pezullim nga aktiviteti duke ju ndaluar qendrimi në stolin e rezervave.
3.KF “Kukesi”, per sjellje te gabuar te spektatoreve, ne baze te Nenit 66 te KDS, denohet me 1(nje)ndeshje pa spektatore, bazuar ne nenin 66/1 te KDS. .
4.Lojtari i KF “Iliria”, Ledio Doci, per sjellje te keqe ndaj kundershtarit duke e goditur me shkelm, ne baze te Nenit 48/1/e te KDS, denohet me 5(pese) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
5.Zyrtari i FK “Dinamo”, Igli Allmuca, per proteste ndaj vendimeve te arbitrit, ne baze te Nenit 56/1/a, denohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
6.Lojtari i KF “Dinamo”, Besmir Arifaj dhe lojtari i KF “Elbasani” Aldo bella, per dhune ndaj njeri – tjetrit, denohet secili me 5 (pese) ndeshje pezullim nga aktiviteti, bazuar ne nenin 48/1.e te KDS.
7.SK “Shkumbini”, per sjellje te gabuar te spektatorve duke hedhur sende brenda rrethimit te fushes se lojes, duke shkaktuar akte dhune ndaj zyrtareve te ndeshjes, ne baze te Nenit 66/3/d, sanksionohet me ndalimin e zhvillimit te ndeshjes ne stadiumin perkates per te pakten 8 ndeshje.
8.Rrezimin e kerkeses se lojtarit te KF “Butrinit” Gelbert Koshi, per faljen e pjeses se mbetur te denimit si e pambeshtetur ne Kodin e Disiplines Sportive.
9.Fillimin e hetimit disiplinor lidhur me ndeshjet e vlefshme per U17 dhe U19 midis KF Laci vs KF Kukes. Ngarkohet sekretariati teknik per te mbledhur prova dhe raporte mbi ndeshjen.
10.Pranimin e kerkeses së KF “Korabi”. Pezullimin e pikës 8 të Vendimit Nr.16 date 11.05.2016 te Komisionit te Disiplines, duke lejuar KF Korabi, qe te zhvilloje ndeshjet si pritës me tifoze. Në rast përseritje te cfarë do incidenti, pa përjashtuar vendimet e tjera eventuale, fillon ekzekutimi i vendimit të pezulluar.
11.Pranimin e kerkeses se lojtareve Polizoi Arbri, Artan Sakaj dhe Franc veliu. Detyrohet FK Flamurtari te ekzekutoje vendimet perkatese te DHKZK brenda nje afati 30 ditor, duke nisur nga data e shpalljes se vendimit. Paralajmerohet FK Flmaurtari, se me kalimin e afatit 30 ditor, do te merren masat perkatese ne baze te Kodit te Disiplines Sportive: Zbritje e pikeve nga klasifikimi.
Kunder vendimit mund te behet ankim brenda 3 (tre) diteve ne Komisionin e Apelit.