Boks / Ekipi privat “Arena” shpallet “kampione” e ringut të të rinjve

Share Button

boks-arena-kampion-te-rinjte-shkoder-2016

Gaspër Marku 03.10.2016 10:05

ASNN – Pas tre ditësh garë luftarake dhe mjaft interesante në Pallatin e Sportit “Qazim Dervishi” në Shkodër, dorezat e reja kanë njohur “kampionen” për vitin 2016. Dhe në fund fituese është shpallur “Arena” e Albi Sorrës, një skuadër që ka spikatur, ashtu sikurse bënte vetë ky trajner kur ishte në ring. Ai ka ditur që të injektojë tek djemtë e tij të talentuar vetitë më të mira të një brezi boksierësh cilësorë dhe me shumë perspektivë. Këtë e ka pohuar për “Sport Ekspres” edhe numri një i Federatës Shqiptare të Boksit, Florent Kalivopulli.
Ai nuk ka nguruar të pranojë se këtë vit ekipi privat “Arena” ka qenë me të vërtetë më i miri i kampionatit në të gjithë aspektet e tij. Përveç Asmir Skutinës, Kristian Bejkos dhe Donald Palucës, të cilët u shpallën “kampionë kombëtar individual”, përkatësisht në peshat 52, 56 dhe 91 kg, në gjirin e ekipin kampion “Arena” bëjnë pjesë edhe djem të tjerë të talentuar, që së bashku do të jenë e ardhmja e boksit shqiptar. Për t’u theksuar është fakti se ekipi privat “Arena” arrin ta shijojë për herë të parë suksesin e titullit “kampion” si ekip.
Ndërkohë që suksesi bëhet edhe më i dukshëm kur ky titull i rrëmbehet Vllaznisë. Presidenti Kalivopulli vlerësoi së tepërmi edhe boksierët e Teutës, të cilët duke u renditur në vend të dytë zhvendosën më prapa Vllazninë, e cila këtë edicion u mjaftua me vendin e tretë. Një vlerësim të tillë, presidenti i Federatës Shqiptare të Boksit, Kalivopulli, e bëri në mbyllje të kampionatit. Ai së bashku me trajnerin e Vllaznisë dhe të ekipit kombëtar, Zef Gjoni, shpërndau kupat, medaljet dhe diplomat për fituesit.

 

Kampionati Kombëtar i Boksit për Të Rinj

 

Ja fituesit sipas peshave:

Pesha 49 kg Serxho Kikrri (Teuta)
Pesha 52 kg Asmir Skutina (Arena)
Pesha 56 kg Kristian Bejko (Arena)
Pesha 60 kg Ardit Boriçi (Teuta)
Pesha 64 kg Muhamet Mema (Teuta)
Pesha 69 kg Agron Muriqi (Vllaznia)
Pesha 75 kg Sokrat Kalivopulli (Tirana)
Pesha 81 kg Mario Sokoli (Enea)
Pesha 91 kg Andi Hoxha (Apolonia)
Pesha +91kg Donald Paluca (Arena)

Si ekip: Arena

Boksieri i perspektivës: Sokrat Kalivopulli (Tirana)

Boksieri më luftarak: Agron Muriqi (Vllaznia)

Boksieri më teknik: Mario Sokoli (Enea)

Boksieri më i mire i kampionatit: Ardit Boriçi (Teuta)

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

AlbanianSport.com 15/03/2024 21:15 ASNN – Vllaznia e Erzeni fitore me shije “play-off”-i, Studenti

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

AlbanianSport.com 15/03/2024 19:25 ASNN – Besëlidhja komandon e vetme Superligën, sfidë e fortë

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

AlbanianSport.com 15/03/2024 18:30 ASNN – Miqësoret ndaj Kilit & Suedisë, trajneri Silvinjo publikon

Luhen dy takime të tjera të javës së 12-të, fiton Pogradeci & Vllaznia

Luhen dy takime të tjera të javës së 12-të, fiton Pogradeci & Vllaznia

AlbanianSport.com 15/03/2024 17:35 ASNN – Superliga, Pogradeci dhe Vllaznia fitore me shije “play-off”-i

(Video) Partizani / Shehi: Ta harrojmë Kupën, Teuta, një sfidë e vështirë

(Video) Partizani / Shehi: Ta harrojmë Kupën, Teuta, një sfidë e vështirë

AlbanianSport.com 15/03/2024 16:40 ASNN – “Kupa ende djeg, por shohim përpara.” Trajneri i Partizanit,

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh