AlbanianSport.com 03.11.2014 11:35
ASNN – Fitorja e së shtunës ndaj Kastriotit, 3-0, i ka entuziazmuar shumë lezhjanët, të cilët e kishin vlerësuar së tepërmi skuadrën krutane. Besëlidhja e ka kërkuar që në fillim golin, kurse serbi Xhorxheviç në përfundim të ndeshjes do të deklaronte: “Besëlidhja ishte e sigurt se do ta fitonte ndeshjen”.
“Pavarësisht probleme që ka kaluar Kastrioti, kjo skuadër ishte vlerësuar nga ana jonë, – ka vijuar sllavi i lezhjanëve. – Ndeshja ishte e fortë dhe tashmë kemi një tjetër moral për ta përgatitur si duhet ndeshjen e ardhës, atë me Besën, që do ta luajmë të shtunën në Kavajë.”
“Fitorja na rrit besimin dhe në Kavajë do të luajmë për fitore. Lufta për vendin e parë sigurisht që do të bëhet mes nesh e Mamurrasit. Por ne e kemi besimin të madh”. Ndërkohë që tashmë janë entuziazmuar dhe tifozët, që do ta ndjekin skuadrën e tyre në Kavajë”, – ka përfunduar serbi i Besëlidhjes, Xhorxheviç.