AlbanianSport.com 01.10.2016 18:00
Ndryshe nga çfarë pritej, teksa masat e marra nga klubi shumësportësh “Partizani” kanë qenë maksimale, “ultrasit” e të dy skuadrave nuk kanë qenë të pranishëm. Vetëm një grup djemsh të shoqatës së “Red Boys”, por që kanë qenë pak për t’i dhënë zjarr Pallatit të Sportit “Asllan Rusi” në kryeqytet. Madje dhe duke qenë derbi forcat e policisë kanë qenë të shumta, ndërsa kanë qenë të ndarë tifozët e Partizanit dhe të Tiranës.
Por në fund vetëm ata që interesohen për volejbollin. Sakaq përveç Presidentit të Federatës Shqiptare të Volejbollit, Erlind Pëllumbi, Zëvendëspresidentit Dashamir Brari dhe Sekretarit të Përgjithshëm, Albens Vokopola, ka qenë i pranishëm dhe ish-zëvendëspresidenti i Federatës Shqiptare të Volejbollit, sot deputet dhe kryetar i Partisë Agrare, Agron Duka.
Përgjithësisht të gjithë kanë mbetur të kënaqur me atë çka dha fillimi i kampionatit të 71-të kombëtar të volejbollit.