AlbanianSport.com 01.10.2016 11:35
ASNN – Kombëtarja shqiptare e futbollit në 6 dhe 9 tetor luan dy sfidat e radhës për eliminatoret e botërorit Rusi 2018, me Lihtenshtejnin dhe Spanjën. Latifi, Grezda dhe Llullaku janë tre risitë e listës emërore me të grumbulluarit e Xhovani De Biazit për dy ndeshjet e radhës.
Trajneri italian ka thënë se ata do të jenë e ardhmja e fanellës kuqezi dhe shumë shpejt do të gjejnë një vend në ekipin kombëtar. Ndërsa portieri Thomas Strakosha do të luajë ndeshjen e parë me përfaqësuesen Shpresa dhe më pas do t’i bashkohet kombëtares së madhe.
Përsa i përket modulit të lojës, duke parë edhe numrin e madh të sulmuesve që ka në dispozicion, De Biazi la të nënkuptohej se skema 4-5-1 edhe mund të ndryshojë, në varësi të kundërshtarit.