Boks / Nis kampionati i të rinjve, dominojnë Vllaznia & Arena që në ditën e parë

Share Button

boks-2016-kampionati-te-rinjte-shkoder-duel

Gaspër Marku 01.10.2016 07:55

ASNN – 40 boksierë të moshës deri në 18 vjeç, përfaqësues të 7 ekipeve më të mira të vendit tonë, startuan mbrëmë ndeshjet e tyre në Pallatin e Sportit “Qazim Dervishi” të Shkodrës në kuadrin e finaleve të Kampionatit Kombëtar të Boksit. Një veprimtari që është parashikuar për tre ditë duke nisur nga dje për të përfunduar të dielën në mesditë. Sportdashësit shkodranë, të cilët njihen tradicionalisht si amatorë të rregullt të këtij sporti, që, për ta si qytet, është primar falë edhe rezultateve pozitive që arrijnë vit pas viti boksierët e Vllaznisë, kanë mirëpritur në mënyrën më të mirë finalet e këtij kampionati.

Përpos një organizimi perfekt nga të gjitha anët bërë nga Klubi Shumësportesh “Vllaznia”, në bashkëpunim me Federatën Shqiptarë të Boksit, ajo që ra në sy për ditën e parë të kësaj veprimtaria ishte lufta e fortë sportive dhe rivaliteti në ballafaqimet e ringut. 9 ndeshje kishte në program dita e parë, dy në peshën 60 kg, tre në atë 69 kg, dy në 75 kg, një 81 kg dhe një tjetër në peshën super të rëndë mbi 91 kg. Ndër këto 9 ballafaqime të ditës së parë figurën më të mirë sportive e bënë ekipet e Vllaznisë dhe të ekipit privat “Arena”, të cilët arritën të fitojnë nga 3 ndeshje; shkodranët me Muriqin, Demajn dhe Syljen përkatësisht në peshat 69, 75 kg dhe +91 kg.

Kurse kryeqytetasit e “Arenas”, me Ymerin, Markun dhe Metalian. Ndërkohë, në peshat e tjera, fitoret u shpërndanë tek Kukësi, Tirana dhe Flamurtari me nga një të tillë. Presidenti i Federatës Shqiptare të Boksit, Florent Kalivopulli, në një prononcim për “Sport Ekspres” u shpreh i kënaqur për nivelin dhe përgatitjen e boksierëve pjesëmarrës.  Ai veçoi ndër më të mirët edhe ballafaqimin e peshës 60 kg, Boriçi-Mata, i fituar me meritë 3-0 nga boksieri kryeqytetas.

 

Kampionati i 28-të Kombëtar

i Boksit – Të Rinjtë

 

Rezultatet teknike të ditës së parë:

 

Pesha 60 kg Elezaj (Kukësi) – Hoxha (Framurtari)       3-0

Pesha 60 kg Boriçi (Tirana) – Mata (Apolonia)               3-0

Pesha 69 kg Karati (Tirana) – Xhezaj (Flamurtari)         0-3

Pesha 69 kg Selimaj (Apolonia) – Ymeri (Arena)          0-3

Pesha 69 kg Korçari (Apolonia) – Muriqi (Vllaznia)      fiton me KO Muriqi

Pesha 75 kg Demaj (Vllaznia) – Mustafaj (Apolonia)    Fiton me KO Demaj

Pesha 75 kg Çullhaj (Tirana) – Marku (Arena)               0-3

Pesha 81 kg Sokoli (Enea) – Metaliu (Arena)                0-3

Pesha +91kg Spaneshi (Teuta) – Sylja (Vllaznia)         fiton me KO Sylja

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

AlbanianSport.com 15/03/2024 21:15 ASNN – Vllaznia e Erzeni fitore me shije “play-off”-i, Studenti

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

AlbanianSport.com 15/03/2024 19:25 ASNN – Besëlidhja komandon e vetme Superligën, sfidë e fortë

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

AlbanianSport.com 15/03/2024 18:30 ASNN – Miqësoret ndaj Kilit & Suedisë, trajneri Silvinjo publikon

Luhen dy takime të tjera të javës së 12-të, fiton Pogradeci & Vllaznia

Luhen dy takime të tjera të javës së 12-të, fiton Pogradeci & Vllaznia

AlbanianSport.com 15/03/2024 17:35 ASNN – Superliga, Pogradeci dhe Vllaznia fitore me shije “play-off”-i

(Video) Partizani / Shehi: Ta harrojmë Kupën, Teuta, një sfidë e vështirë

(Video) Partizani / Shehi: Ta harrojmë Kupën, Teuta, një sfidë e vështirë

AlbanianSport.com 15/03/2024 16:40 ASNN – “Kupa ende djeg, por shohim përpara.” Trajneri i Partizanit,

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh