Mançester Junajtid, një fitore “me zor” me Zorian, vendos Ibrahimoviçi

Share Button

zllatan-ibrahimovic-man-utd

AlbanianSport.com 30.09.2016 16:35

ASNN – Mançester Junajtid ka fituar 1-0 me Zorian e Luhanskut të Ukrainës, në ndeshjen e dytë në grupin e saj në Ligën e Evropës. Për skuadrën e Zhoze Murinjos, këto tri pikë janë të vlefshme për renditjen. Por loja e futbollistëve të skuadrës angleze la shumë për të dëshiruar. Interi vazhdon të pësojë humbje në këtë veorimtari, kur është mundur nga Sparta e Pragës 3-1. Ndërsa fitojnë Roma dhe Fiorentina.

Kështu, Liga e Evropës është përcjellë për teleshikuesit nga Televizioni Shqiptar me emocionet e ndeshjes Mançester Junajtid-Zoria, e luajtur të enjten në mbrëmje. Ka mjaftuar një gol i realizuar nga Zllatan Ibrahimoviç për t’i dhënë 3 pikët skuadrës së Zhoze Murinjos. Pas humbjes së parë me Fejënordin në Ligën e Evropës, të gjithë prisnin një ndeshje më të mirë në “Olld Traford”, përballë ekipit modest të Zorias.

Por ukrainasit nuk lejuan aspak që skuadra e “Djajve të kuq” të tregonte epërsinë e vet. Përveç Ibrahimoviçit, të gjithë lojtarët e tjerë të Mançester Junajtid duket sikur luajnë pa dëshirë, duke i mbyllur 45 minutat e para 0-0. Edhe në të dytën nuk ka ndryshim përsa I përket grintës së skuadrës angleze. Duhej të vinte minuta e 69-të që Ibrahimoviçi të realizonte me kokë brenda zonës ukrainase.

3 pikë për Mançester Junajtid që, sidoqoftë, nuk bind aspak me lojën e shfaqur në fushë. Nuk kanë munguar surprizat edhe në ndeshjet e tjera. Interi pëson një tjeër humbje. Këtë radhë është mundur 3-1 nga Sparta e Pragës. Tjetër përfaqësim i dobët i formacionit të trajnerit holandez, Frank De Bur. Fiorentina ka fituar bindshëm 5-1 me Karabakun e Ansi Agollit,

Në takimet e tjera, Steauaja e Bukureshtit ka barazuar 1-1 me Vijarealin. Po ashtu edhe Roma ka fituar 4-0 me Astran. Për skuadrat ku luajnë shqiptarët, Viktoria Plzenjit e Ergys Kaçes, ka barazuar 0-0 me Austrinë e Vjenës,FC  Zyrihu ka fituar ka fituar 2-1 me turqit e Osmanllësporit. Te skuadra e FC Zyrihut nuk ka luajur Sadiku I dëmtuar por nuk ka munguar Burim Kukeli.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:40 ASNN – Për herë të fundit në ngjyrat kuqezi, 5 futbollistë i japin

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:05 ASNN – Ai do të përjetojë një natë të veçantë këtë të shtunë në “Arenën

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

AlbanianSport.com 15/11/2024 22:30 ASNN – Liga e Kombeve, Kombëtarja mbyll përgatitjet në “Arenën Kombëtare”, gati për ndeshjen ndaj Çekisë. Kështu, Shqipëria e futbollit është gati për takimin e parë të nëntorit ndaj Çekisë, teska skuadra kuqezi, me në krye trajnerin Silvinjo, mbylli mbrëmjen e së premtes përgatitjet në Stadiumin “Arena Kombëtare” në kryeqytet. Sipas burimeve

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:55 ASNN – Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, tregoi edhe se si paraqitet

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:20 ASNN – Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë maksimumin kundër

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh