Nga Gjerg Vyshka 29.09.2016 13:25
Me shtimin e volejbollit, RTSH-ja është kthyer në një ekran multisportiv. Kombëtarja e Shqipërisë në Eliminatoret e Botërorit, një ndeshje e Kategorisë Superiore, 3 ndeshje të kategorisë së Parë, Kupa e Shqipërisë dje me Kamza-Korabi, është pjesa që demonstron futbollin.
Kombëtarja e basketbollit, por dhe marrëveshja e firmosur mes drejtorit Gëllçi e presidentit të koshit, Avni Ponari, që parashikon dhe ndeshje të kampionatit është një tjetër anë, pa harruar të gjitha veprimtaritë që basketbolli shqiptar ka brenda vitit. Po kështu volejbolli me gjithçka të sajën.
Pa thënë Motoçiklizmin dhe Ligën e Evropës. E në të tilla kushte duket se detyrimisht do të shkohet dhe drejt hapave më të mëdha për ta bërë sportin kombëtar dhe ndërkombëtar vetëm pjesë të RTSH-së.
Shkurt Partizani-Tirana në volejboll për meshkuj, e vlefshme për javën e parë të kampionatit të 71-të kombëtar, në ora 18:00 jo vetëm në parketin e Pallatit të Sportit “Asllan Rusi”, por dhe në ekranin e Televizionit Shqiptar.