AlbanianSport.com 03.11.2014 08:50
ASNN – Dibranët janë e vetmia skuadër që kryeson në Kategorinë e Dytë me pikë të plota. Pesë ndeshje, pesë fitore, Korabi një superskuadër. Kjo është ajo që e përmbledh pak a shumë ndeshjet e javës së 5-të të nivelit të 3-të të Kampionatit Kombëtar të Futbollit, ku dibranët kanë mundur Olimpikun në Yrshek në një takim ku janë mbështetur nga shumë tifozë që udhëtuan për rreth 5 orë nga Peshkopia për të mbështetur ekipin. Sfida është vendosur nga një autogol i Hoxhës.
Erzeni ka shkatërruar dje Vorën 6-2 dhe është ngjitur në vendin e 2-të, ndërsa, më në fund, skuadra kryeqytetase, Tirana B, e drejtuar nga Ilir Muça ka arritur të marrë fitoren e parë në Kategorinë e Dytë. Bardheblutë kanë mundur bindshëm 3-1 skuadrën e Domosdovës, kurse një tjetër skuadër e dytë kryeqytetase, Partizani B, është ndalur pas tri fitoresh në po kaq ndeshje në kampionat. Të kuqtë nuk kanë shkuar më shumë se një barazim 0-0 në takimin e zhvilluar në Sukth ndaj skuadrës vendëse.
Luzi ka shpërthyer dhe, pas fitores javën e kaluar, vendësit kanë shpartalluar Skraparin falë një loje të shkëlqyer. Brenda 45 minutave të para, kanë shënuar plot katër herë. E njëjta pamje edhe gjatë 45 minutave të dyta, por që gjejnë vetëm një herë rrugën e rrjetës me talentin beratas Erlind Kallmi. Së fundi, Shënkolli vazhdon serinë e fitoreve dhe këtë ka bërë edhe në takimin e radhës të zhvilluar në stadiumin “Kastrioti” ku ka mundur Teutën B 4-1.
Kategoria e Dytë
Grupi A
Java e 5-të
(2 nëntor 2014)
Tirana B – Domosdova 3-1
Sukthi – Partizani B 0-0
Olimpik – Korabi 0-1
Luzi 2008 – Skrapari 5-0
Erzeni – Vora 6-2
Shënkolli – Teuta B 4-1
Albpetroli pushim
Renditja
Nr. Skuadra N. F. B. H. Gsh-Gp Pikë
- Korabi 5 5 0 0 10-3 15
- Erzeni 5 4 0 1 14-7 12
- Shënkolli 5 3 1 1 12-3 10
- Luzi 2008 5 3 1 1 12-4 10
- Partizani B 4 3 1 0 6-0 10
- Sukthi 5 3 1 1 6-2 10
- Tirana B 4 1 1 2 8-10 4
- Vora 4 1 1 3 5-7 4
- Albpetroli 4 1 1 2 2-5 4
- Olimpik 4 0 2 2 3-7 2
- Teuta B 5 0 2 3 1-6 2
- Skrapari 5 0 1 4 0-13 1
- Domosdova 5 0 0 5 4-16 0