AlbanianSport.com 28.09.2016 16:10
ASNN – Lorik Cana do të largohet përfundimisht nga kombëtarja shqiptare. Lajmi u konfirmua nga trajneri Xhovani De Biazi përpara ndeshjes me Maqedoninë.
Për mbrojtësin e kuqezinjve, minutat e luajtura me Rumaninë në ndeshjen e fundit të kombëtares në fazën finale të “Euro 2016”-ës, kanë qenë edhe të fundit për të si lojtar.
Federata Shqiptare e Futbollit, ka vendosur të zhvillojë një ceremoni speciale për Canën, në fillim të ndeshjes me Spanjën, me anë të së cilës, ai t’i japë lamtumirën kombëtares.