Gjergj Vyshka 27.09.2016 11:35
I menjëhershëm reagimi i Federatës Shqiptare të Volejbollit, që ka ardhur përmes presidentit Erlind Pëllumbi. Sipas të parit të rrjetës shqiptare ato para janë të institucionit, që në këtë rast është klubi i Studentit.
“Ne e kemi sqaruar Ylli Tomorrin në Federatën Shqiptare të Volejbollit, por dhe lojtarët e kësaj skuadre, se paratë do të shkojnë në klubin shumësportesh “Studenti””, – ka theksuar ai.
“Tomori nuk është institucion, është trajner si të gjithë të tjerët dhe si i tillë nuk mund të pretendoj të marrë një shpërblim që s’i takon”, – ka vijuar kreu i organizmit që qeveris rrjetën shqiptare.
“Ia kemi dërguar klubit shumësportësh “Studenti”, sepse atij i takon, ndërsa është fituesja e Kupës së Shqipërisë dhe e titullit kampion për sezonin e kaluar”, – ka pohur Pëllumbi.
“Tashmë le ta zgjidhin vetë palët. Ne kemi vepruar sipas rregullores dhe sipas ligjit, paratë kanë shkuar në institucionin e klubit shumësportësht Studentit”, – ka përfunduar presidenti i FSHV-së, Erlind Pëllumbi, duke folur për “Sport Ekspres”.