Gjergj Vyshka 27.09.2016 10:40
Fundjava e ardhshme në Shkodër, pikërisht në Pallatin e Sportit “Qazim Dervishi”, do të sjellë kampionatin e boksit për të rinj, apo të moshave 17-18 vjeç.
Sipas drejtorit teknik të Federatës Shqiptare të Boksit, Mirgen Pero, më 29 shtator do të jetë grumbullimi i skuadrave në Shkodër.
Dhe ndeshjet do të nisin më 30 shtator për të vijuar më 1 dhe 2 tetor. Pritet një kampionat i fortë dhe me shumë rivalitet mes të rinjve të dorezave.