Gjergj Vyshka 26.09.2016 15:15
Trajneri i Farka Volejit, Dritan Bardhi, ka qenë më shumë se sa i kënaqur me fitoren e Kupës së Federatës, që vjen pas një pune shtatëvjeçare me këtë skuadër. “Jam shumë i lumtur dhe krenar për djemtë që kam”, – ka thënë ai.
“Fitorja e Kupës së Federatës Shqiptare të Volejbolli është shpërblimi i mundit prej 7 vitesh pune që u kurorëzua me këtë trofe të parë, – ka vijuar trajneri pasionant. – Jam i bindur se trofe të tjerë do të pasojnë këtë kupë.”
“Gjithçka ia dedikojmë komunitetit të Farkës, i cili na ka mbështetur gjatë gjithë kohës. E tanimë synojmë titullin kampion dhe Kupën e Shqipërisë”, – ka thënë trajneri i Farka Volejit, Dritan Bardhi për Sport Ekspres.