AlbanianSport.com 02.11.2014 22:45
ASNN – Niveli i dytë i Kampionatit Kombëtar të Volejbollit për Femra, Grupi A2, ka luajtur dje ndeshjet e javës së tij të 3-të, ku Elbasani vazhdon të fitojë, madje për të 3-tën ndeshje radhazi në këtë fillimsezon.
Vajzat verdheblu kanë fituar 3-0 në Vlorë ndaj ekipit vendas, duke u ngjitur në kuotën e 9 pikëve, 3 më tepër sesa Apolonia, që ka mposhtur po me të njëjtat shifra në fushën e vet Minatorin.
Vendin e tretë në renditje e mban Korabi, me 4 pikë, pavarsisht se dje u mundur 2-3 në kryeqytet përballë Dinamos, që ndan vendin e 4-t dhe të 5-të me Minatorin, me nga 3 pikë secila.
Kampionati Kombëtar
i Volejbollit – Femra
Grupi A2
Java e 3-të
(1 nëntor 2014)
Dinamo – Korabi 3-2
Vlora – Elbasani 0-3
Apolonia – Minatori 3-0
Renditja
Nr. Skuadra N. F. H. Setet Pikë
- Elbasani 3 3 0 9-0 9
- Apolonia 3 2 1 6-3 6
- Korabi 3 1 2 5-6 4
- Dinamo 3 1 2 5-8 3
- Minatori 3 1 2 5-8 3
- Vlora 3 1 2 3-8 2