AlbanianSport.com 26.09.2016 07:55
ASNN – Barleti Volej për femra dhe Farka Volej për meshkuj, kanë fituar trofeun e parë sezonal, atë të Kupës së Federatës. Në finale bardheblutë e trajnerit Hasan Gurabardhi kanë mundur në finale Tiranën me rezultatin 3-0. Ndërsa në finalen e meshkujve fituesi është vendosur në përfundim të setit të pestë, teksa Farka Volej ka përmbysur 3-2 Tiranën. Kështu, Barleti Volej është fituese e Kupës së Konfederatës në Volejboll për femra.
Kampionet e Shqipërisë kanë mundur në finale 3-0 Tiranën. Skuadra e trajnerit Hasan Gurabardhi pati epërsi gjatë gjithë kohës. Në setin e parë volejbollistet e Barletit, të drejtuara nga kapitenia Enkeleda Braho dominojnë dhe fitojnë 25-21. Edhe në setin e dytë nuk ka shumë ndryshime teksa fitohet me të njëjtin rezultat nga vajzat e Gurabardhit. Në disavatazh të dy seteve, Tirana nuk gjen forcë për të regojë edhe në të tretin.
Kështu edhe seti I tretë fitohet nga Barleti Vojel me rezultatin 25-18. Me fitoren 3-0 ndaj Tiranës, Barleti Volej fiton kështu trofeun e parë sezonal, Kupën e Federatës, duke treguar qartazi se është shumë më lart skuadrave të tjera. Më e bukur dhe më me rivalitet është zhvilluar loja në finalen e meshkujve. Farka Volej realizon ëndrrën, duke fituar trofeun. Në finale ekipi i drejtuar nga trajneri Dritan Bardhi ka mundur 3-2 Tiranën, në një sfidë që pati si protagonistë në fillim bardheblutë.
Ata i fitojnë dy setet e para, përballë një skuadre të Farka Volejit që vuajti mungesën e përvojës së madh në kësisoj ndeshjesh. Por, kur dukej se gjithçka po shkonte në favor të Tiranës, Farka Volej rihap takimin duke fituar dy setet e tjera. Në setin e pestë final, Tirana nuk arrin të shënojë më shumë se 7 pikë kundrejt 15 të Farka Volej që fiton krejt takimin 3-2. Ky është trofeu i parë për këtë skuadër të drejtuar nga trajneri Dritan Bardhi.