AlbanianSport.com 24.09.2016 13:20
ASNN – “Ky do të jetë edicioni i Tiranës sa i përket derbit me Partizanin.” Kjo është bindja e trajnerit të bardhebluve, Ilir Daja, i cili beson se në ndeshjen e vlefshme për javën e 4-ët, skuadra e tij do ta thyejë vazhdën negative prej afro dy vjetësh të mungesës së fitores me rivalët e kuq.
Kështu, java e 4-ët e Kategorisë Superiore sjell derbin e madh të kryeqytetit, Partizani-Tirana, një sfidë që për trajnerin e bardhbluve, Ilir Daja, mbetet e veçantë. Tirana ka afro dy vjet që nuk fiton në derbi, por për Dajën statistikat janë relative. Për trajnerin kryeqytetas, ky mund të jetë edicioni i bardhebluve sa i përket derbit.
Derbi Partizani-Tirana do të luhet të dielën në Stadiumin “Elbasan Arena” dhe do të sillet për sportdashësit drejtpërdrejt nga Rrjeti i Radio-Televizionit Shqiptar, duke nisur nga ora 19:00.