Alpinizëm / Nënshkruhet marrëveshja mes dy shoqatave alpine Shqipëri-Austri

Share Button

Austri-Shqiperi-flamujt-flutur

Gjergj Vyshka 24.09.2016 11:10

Ashtu sikurse ishte parashikuar dhe dy ditë më parë, me nismën e Ambasadës së Austrisë në Tiranë është nënshkruar dje marrëveshja mes dy shoqatave alpine Shqipëri-Austri. Ajo shqiptare është përfaqësuar nga presidenti Kujtim Onuzi, që është njëkohësisht dhe anëtari i kryesisë së Federatës Shqiptare të Alpinizmit, ndërsa ajo austriake nga Kristian Strejter dhe Berhard Stumer. Në fjalën e hapjes, në emër të Akademisë së Shkencave ka përshëndetur akademiku Salvator Bushati, i cili ka bërë të ditur se nuk do të jetë një marrëveshje e mbetur në letër, por që do të gjallërojë të gjithë jetën kulturore dhe turizmin malor në vendet ku kërkohet të turizmit malor.

Më pas ambasadori i Austrisë në Tiranën, Johan Satler, duke bërë krahasime me zonën alpine mes Austrisë, Republikës Çeke dhe Sllovakisë ka bërë të njëjtën përqasje me atë që ekziston në trekëndëshin Shqipëri-Mali i Zi-Kosovë. Ai ka falënderuar Kujtim Onuzin, që më pas ka nënshkruar marrëveshjen me Kristian Strejterin. Ndërkohë nëpërmjet “laptop”-it ka bërë një histori të alpinizmit, sepse që nga 1949 në Pallatin e Pionerëve edhe duke qenë nxënës i Luigj Shalës ka marrë hapat e parë në sport. “Ne kemi pasur një shprehje “zig-zag, zig-zag, eh, eh, alpinista jemi ne”, – ka kujtuar Onuzi.

“Në fakt më 1991-1992 unë kam qenë për specializim në Grac dhe 200 metra larg ndodhet shoqata Alpine e Austrisë, – ka vijuar ai. – Që prej asaj kohe kemi nisur bashkëpunimin në shkëmbimin e eksperiencave dhe të rritjes në nivelit të vizitave në alpet shqiptare.” Më pas, nëpërmjet hartave me të gjitha treguesit, Onuzi ka bërë pasqyrimin e Alpeve Shqiptare. Valbona, Thethi, Radohima, Lumi i Shalës janë zonat ku bëhen ngjitjet shkëmbore, quajtur ndryshe kacavjerrje, por dhe turizmi malor dhe turizmi me biçikleta.

Pikërisht me këto tre tregues, Ozuni kërkon që nëpërmjet kësaj marrëveshjeje t’i japi zhvillim turizmit malor të atij vendi. Sidomos në Vermosh e Bogë. Ndërkohë Strejter e Stumer kanë bërë pasqyrimin e historisë së shoqatës së Alpeve Austriake që daton që në shekullin 18. Kësisoj është nënshkruar marrëveshja mes dy shoqatave që i jep jetë dhe alpinizmit shqiptar në përgjithësi.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

Lëkler nuk ngopet, kërkon tjetër fitore në Las Vegas, ëndërron titullin

Lëkler nuk ngopet, kërkon tjetër fitore në Las Vegas, ëndërron titullin

AlbanianSport.com 15/11/2024 16:05 Lëkler: “Në Las Vegas rikthehemi te fitorja për t’iu afruar titullit

Monako nuk lëviz nga “istikami”, rinovon për garën e saj deri në 2031-shin

Monako nuk lëviz nga “istikami”, rinovon për garën e saj deri në 2031-shin

AlbanianSport.com 14/11/2024 18:30 ASNN – Monako, apo thënë ndryshe Montekarlo, do të vazhdojë

Basketboll – Meshkuj / Mbyllet java e 29-të, Real Madrid nuk lëshon pé

Basketboll – Meshkuj / Mbyllet java e 29-të, Real Madrid nuk lëshon pé

AlbanianSport.com 15/03/2024 23:05 ASNN – Veprimtaria më prestigjioze kontinentale e klubeve në basketboll

Basketboll – Meshkuj / Java e 28-të sjell në parket derbin helen, fiton Olimpiakos

Basketboll – Meshkuj / Java e 28-të sjell në parket derbin helen, fiton Olimpiakos

AlbanianSport.com 14/03/2024 20:55 ASNN – Derbi helen, spektakël në parket. Supersfida e javës së 28-të

Volejboll – Femra / Karshiollu, një ish-trajner i Partizanit për Tiranën

Volejboll – Femra / Karshiollu, një ish-trajner i Partizanit për Tiranën

AlbanianSport.com 14/03/2024 19:05 ASNN – Bylent Karshiollu është trajneri i ri skuadrës së Tiranës

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh