AlbanianSport.com 21.09.2016 10:05
ASNN – Nga data 23, deri më 25 shtator 2016, në mjediset e Pallatit të Sportit “Asllan Rusi” në kryeqytet, do të zhvillohet Kupa e FSHV-së në volejboll për meshkuj dhe femra. Formula e përcaktuar parashikon që katër skuadrat e renditura të parat në sezonin e kaluar përballen me njëra-tjetrën mbi bazën e skemës: vendi i parë me atë të 4-tin dhe i dyti me të 3-tin.
Fituese në fuqi të kësaj veprimtarie janë Barleti Volej për femra dhe Studenti për meshkuj. Rrjeta shqiptare do ta ngrejë siparin e veprimtarive të saj me Kupën e Federatës Shqiptare të Volejbollit, pikërisht në 71-vjetorin e themelimit të organizmit që qeveris këtë sport në vend. Gjithçka do të ndodhë në Pallatin e Sportit “Asllan Rusi”, nga data 23, deri më 25 shtator 2016.
Ndërsa gjysmëfinalet e femrave dhe të meshkujve do të luhen në sallën Nr. 2 të këtij impianti. Kurse finalet, do të luhen në sallën kryesore të “Asllan Rusit” në kryeqytet. Formula e përcaktuar parashikon që katër skuadrat e renditura të para në sezonin e kaluar përballen me njëra-tjetrën mbi bazën e skemës vendi i parë me atë të 4-tin dhe i dyti me të 3-tin.
Tek femrat, që i luajnë gjysmëfinalet më 23 shtator 2016, përballet Barleti Volej me Teutën, në njërin çift, dhe Tirana-Skënderbeu, në çiftin tjetër. Ndërsa tek meshkujt, që i luajnë gjysmëfinalet më 24 shtator 2016, përballet Studenti me Farka Volejin, në njërin çift, dhe Tirana me Vllazninë, në çiftin tjetër. Ndërsa finalet zhvillohen më 25 shtator 2016,.
Ajo e femrave luhet duke nisur nga ora 17:00 dhe ajo e meshkujve duke nisur nga ora 19:00. Fituese në fuqi të kësaj veprimtarie janë Barleti Volej për femra dhe Studenti për meshkuj.