Lumturi Hoxha, një fillim karriere mes sportit, shkollës së natës & tekstileve (I)

Share Button

lumturi-hoxha-grup-gocash

Klodeta Gjini 20.09.2016 18:55

Lumturi Hoxha është një ndër lojtaret e plejadës së artë të basketbollit të Tiranës së viteve 80-90. E jo vetëm, sepse është pjesë e ekipit kombëtar të të rriturave, të cilat më 1987 në Latakia të Sirisë do të merrnin medaljet e arta në Lojërat Mesdhetare. Gërshetuar me nivelin e lartë të Flamurtarit, Skënderbeut, Vllaznisë, Partizanit dhe Apolonisë, apo dhe ekipeve të tjera, basketbolli i femrave prodhoi cilësi.

Tituj kampion e Kupa të Shqipërsë, Spartakiada Kombëtare dhe Lumturi Hoxha do ta mbyllte karrierën e saj me titullin “Mjeshtre Sporti” pa ceremoni. E jo vetëm kaq, por nuk përfshihet bashkë me familjen e saj sportive në historinë e basketbollit shqiptar.

Për më gjerë AlbanianSport.com do t’ju sjellë në dy ditë, të martën dhe të mërkurën, intervista e saj për të përditshmen sportive shqiptare, “Sport Ekspres”, të realizuar nga rekordmenia e kërcimit së gjati në atletikë, Klodeta Gjini, një tjetër sportiste e Tiranës. Sot është pjesa e parë e intervistës

 

– Lumturi Hoxha për publikun kryeqytetas të viteve ’80 ishte një nga lojtaret e dashura e plot shpirt të skuadres së basketbollit të femrave të Tiranës. Ç’mund të themi tjetër për karrierën?

– Pata fatin që në vitin 1970, atëherë kur u hap klasa e parë sportive në Tiranë eksperimentale me profil basketbollin, kjo në nivel kryeqyteti, të isha e përzgjedhur. Dhe më vonë kjo klasë më dha mundësinë e integrimit në ekipet zinxhir. Isha nxënëse e shkollës “Avni Rustemi” në atë kohë në Tiranë. Fillova të marrë njohuritë e para të sportit të bukur të basketbollit nga mësuesja e edukimit fizik Bukuroshe Shtiza (Bellova), Profesor Sandri dhe Profesor Edi. Ata zgjodhën vajza shtatlarte dhe qe kishin pasion për sportin. Grupi përbëhej nga Lea Plumbi, Mimoza Banushi, Mimoza Hitaj, Jorika Carka, Elena Konini, Mariana Kondi etj. Në vitin 1974 morëm pjesë në Spartakiadën e klasave sportive, që u zhvillua në Pogradec dhe fituam vendin e pare. Viti 1979 ngelet  një vit i paharruar për mua. Ishte viti kur hodha hapat e para në ekipin kombëtar të të rriturave. Isha lojtarja më e vogël në moshë. Takime miqësore në Kosovë, një mikpritje e ngrohtë dhe e paharruar. I vura vetes detyrë që të punoja dhe të djersisja shumë për të justifikuar besimin e dhënë dhe njëkohësisht për të  përfaqësuar me sa më shumë dinjitet vendin tim. Gjatë periudhës së grumbullimit në ekipin kombëtar krijova shoqëri me lojtaret e ekipeve të tjera Partizani, Vllaznia, Flamurtari, Skënderbeu, Studenti etj.

 

– Si u ndërthur jeta e Lumes me basketbollin?

– Në vitin 1972 fillova një trajtim si talent i ardhshëm duke u integruar në ekipet zinxhir të 17 Nëntorit dhe kisha të drejtën e trajtimi ushqimor, asokohe jetohej me tollona, ushqim te racionuar për familjet dhe për brezin e ri, pranë mensës së klubit. Arrija me kokë të ulur dhe e turpshme, por gjeta ngrohtësi nga të gjithë sportistet duke përfshirë edhe ata të sporteve të tjera. Po e njëjta ngrohtësi rezervohej edhe nga i gjithë personeli i kuzhinës, ndihmëskuzhinerja Lali, kuzhinerja Ganimeti, ose siç na mësoi ta thërritnim NONA, na shikonim si fëmijët e saj. Na pëlqente të uleshim në tavolinë për të konsumuar drekën apo mëngjesin me sportistë të sporteve të ndryshme. Ky ishte një moment ku mjaft vajza, ashtu si unë, kaluan nga klasat sportive në ekipet zinxhir të klubit, pikërisht atë të të rejave me trajnere Jeta Pelivani dhe Anjeza Dule.

 

– Çfarë ndjeve kur fillove të luaje me ekipin e parë?

– Në vitin 1975 Vaso Shaka duke parë talentin tim më kaloi tek ekipi i të rriturave në krah të mësueses time Bukuroshe Shtiza (Bellova), Tikës, Shqiponja Baxhaj, Lida Beti, Diana Shoshkiç, Mira Gjoni etj. Ndërkohë që kalova tek ekipi i pare duhet të ndihmoja edhe familjen. Fillova punë në Kombinatin e Tekstileve dhe njëkohësisht ndoqa shkollen e mesme, atë të natës, në degën elektrike në shkollën “Sami Frashëri”. Të gjitha këto sakrifica i bëra për dashurinë që kisha për basketbollin. Në ato vite ishte një krenari e veçantë të luaje në atë ekip. Me këto emra lojtaresh duhesh punë dhe vetëm punë. Shumë djersë dhe shumë herë detyrohesha të bëja stërvitje individuale për t’iu afruar nivelit të tyre. 17 Nëntori skuadra e zemrës, luanim me shpirt, me dashuri për basketbollin. Shumë shpejt sportdashësit me njihnin me emër më thërrisnin  Lume Hoxha.

 

Vijon nesër… 

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

Basketboll – Meshkuj / Mbyllet java e 29-të, Real Madrid nuk lëshon pé

Basketboll – Meshkuj / Mbyllet java e 29-të, Real Madrid nuk lëshon pé

AlbanianSport.com 15/03/2024 23:05 ASNN – Veprimtaria më prestigjioze kontinentale e klubeve në basketboll

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

AlbanianSport.com 15/03/2024 21:15 ASNN – Vllaznia e Erzeni fitore me shije “play-off”-i, Studenti

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

AlbanianSport.com 15/03/2024 19:25 ASNN – Besëlidhja komandon e vetme Superligën, sfidë e fortë

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

AlbanianSport.com 15/03/2024 18:30 ASNN – Miqësoret ndaj Kilit & Suedisë, trajneri Silvinjo publikon

Luhen dy takime të tjera të javës së 12-të, fiton Pogradeci & Vllaznia

Luhen dy takime të tjera të javës së 12-të, fiton Pogradeci & Vllaznia

AlbanianSport.com 15/03/2024 17:35 ASNN – Superliga, Pogradeci dhe Vllaznia fitore me shije “play-off”-i

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh