AlbanianSport.com 19.09.2016 08:50
ASNN – Pavarsisht luhatjeve më formë, ata të 3 janë padyshim
një nga kombinacionet më të frikshme të futbollit. Treshja sulmuese e Realit të Madridit, Kristiano Ronaldo, Karim Benzema dhe Gereth Bejli, të mbiquajtur ndryshe “BBC”, kanë shënuar tanimë plot 300 gola në 4 sezone që luajnë bashkë me fanellën e gjigandëve të futbollit evropian dhe atij botëror.
Treshja sulmuese e Realit të Madridit, Kristiano Ronaldo, Karim Benzema dhe Gereth Bejli, të mbiquajtur ndryshe “BBC”, kanë shënuar tanimë plot 300 gola në 4 sezone që luajnë bashkë me fanellën e gjigandëve të futbollit evropian dhe atij botëror. Kjo shifër u arrit pas golit të realizuar nga Karim Benzema në fitoren 2-0 ndaj Espanjolit. Nga këto 300 gola, pjesën e luanit e ka portugezi Kristiano Ronaldo, i cili ka shënuar 165.
Kurse Benzema ka realizuar 75 dhe Bejli 60. Sa u përket statistikave, nga ky total prej 300 golash që kanë realizuar këta 3 futbollistë, 221 i kanë shënuar në kampionatin spanjoll të futbollit, 67 në Ligën e Kampioneve, 7 në Kupën e Mbretit (Kupën e Spanjës), 3 në Botërorin e Klubeve dhe 2 në Supërkupën e Evropës.
Ndërsa sa i përket ndarjeve në sezoni, treshja “BBC”, ka shënuar 97 gola në sezonin 2013-2014, 100 në sezonin 2014-2015, 98 në sezonin 2015-2016 dhe 5 në sezonin aktual që sapo ka nisur.