AlbanianSport.com 18.09.2016 13:25
ASNN – Kosova i ka mbyllur me humbje Eliminatoret e Kampionatit Evropian të Basketbollit për Meshkuj, teksa mbrëmë, në Mitrovicë, është mundur 62-67 nga Bullgaria.
18-20 ka qenë pjesa e parë, 10-22 e dyta dhe në total 28-42 për miqtë. 15-8 fiton të tretë Kosova, e cila ka ngushtuar në 43-50.
19-17 e fundit dhe në përfundim 62-67 për Bullgarinë. Lojtari më i mirë i Kosovës, Skot Bamfort me 21 pikë të shënuara, 5 kapje të topit në tabelë, 4 pasime për kosh dhe një saktësi 100 % në gjuajtjet e tij.