AlbanianSport.com 01.11.2014 20:25
ASNN – Edhe niveli i dytë i Kampionatit Kombëtar të Basketbollit për Meshkuj, që njihet si Kategoria e Parë, ka luajtur gjithashtu dje ndeshjen e dytë të javës së saj të dytë dhe në Korçë, Skënderbeu priti Elbasanin, në duelin e skuadrave që kërkonin fitoren e tyre të parë në këtë fillimsezon.
Kjo fitore i ka buzëqeshur skuadrës vendase, e cila ka triumfuar ndaj verdhebluve të drejtuar nga trajneri Arben Xhyra, me 10 pikë epërsi, në shifrat 66-56. Një ditë më parë, në takimin që ngriti siparin e kësaj jave, Teuta ka marrë fitoren e dytë të sezonit, duke triumfuar me 9 pikë epërsi, 76-67, ndaj Studentit.
Dy skuadrat i kishin fituar ndeshjet e javës së parë dhe kjo fitore e djeshme i ka ngjitur durrsakët në krye të renditjes, me 4 pikë, duke i lënë kryeqytetasit në vendin e dytë, të cilin e ndajnë tashmë me Skënderbeun, me nga 3 pikë secila. Renditjen e mbyll Elbasani, që ende nuk e ka shijuar fitoren në këto dy javë të para.
Kampionati Kombëtar
i Basketbollit – Meshkuj
Kategoria e Parë
Java e dytë
(31 tetor-1 nëntor 2014)
Teuta – Studenti 76-67
Skënderbeu – Elbasani 66-56
Renditja
Nr. Skuadra N. F. H. Psh-Pp Pikë
- Teuta 2 2 0 155-114 4
- Studenti 2 1 1 132-127 3
- Skënderbeu 2 1 1 117-121 3
- Elbasani 2 0 2 103-145 2