KOKSH / Bezhani: “Problemet” e “Rio 2016”, të stisura artificialisht

Share Button

Delegacioni-kuqezi-Nikolla

Gjergj Vyshka 17.09.2016 11:00

Ashtu sikurse ishte parashikuar dhe një ditë më parë, presidenti i Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar, Viron Bezhani, ka dalë përpara medieve për të bërë analizën e pjesëmarrjes së Shqipërisë në Lojërat Olimpike “Rio de Zhaneiro 2016”. Por më parë ka pasur dhe një mbledhje të Komitetit Drejtues në të cilin kanë qenë të pranishëm të gjithë anëtarët e saj duke nisur nga zëvendëspresidenti Gjergji Ruli, që ishte njëkohësisht dhe shefi i misionit të Shqipërisë në Rio, më pas “thesaristi” Flobenc Dilaveri duke vijuar më pas me Ela Tasen, Ilir Gushon, Labo Çabon, Skënder Anxhakun, Erald Dervishin dhe Majlinda Pilinçin.

Dhe në këtë mbledhje, edhe sepse në pjesëmarrjen e Shqipërisë në Rio ka qenë e përfshirë dhe Ministria e Arsimit dhe Sportit nëpërmjet buxhetit që ajo jep, ka qenë i ftuar dhe zëvendësministri Rauf Dimraj. Thelbi i të gjithë deklaratës së presidentit të Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar, Viron Bezhani, i cili ashtu sikurse kishte premtuar dhe më parë do ta mbronte institucionin e tij, është se: “Kush ka hedhur baltë mbi KOKSH do të përballet me ligjin”. “Në këtë pjesëmarrje të Shqipërisë janë hedhur disa probleme të cilat janë të shtirura, pse të stisura dhe të gjithë ata që i kanë ngritur shumë shpejt do të dalin në pah”, – ka thënë ai.

“Ne kemi 3 vjet që punojmë për këtë Olimpiadë dhe të gjithë sportistëve u është dhënë mundësia të ndryshme për të arritur normat e kualifikimit, – ka vijuar kreu i lëvizjes olimpike shqiptare, gjatë daljes para shtypit. – Që nga Luiza Gega tek Smajlaj, apo boksi janë dërguar në stërvitje jashtë vendit, ndërsa përgatitjet serioze nuk kanë munguar. Po kështu dhe kurset e kualifikimit për trajnerë nuk kanë munguar. Vendi i 8-të i Velit dhe vendi i 5-të i Caljes, që është vetëm 17 gramë peshë trupore larg vendit të katërt, apo dhe rezultatet e Sidni Hoxhës dhe e Nikolë Merizajt, të shoqëruar me thyerje rekordi kanë qenë të mira.”

“Pritshmëritë kanë qenë të mëdha në atletikë, ndërsa Gega nuk na dha atë që duhet dhe për shkak të dëmtimit, kurse Smajlaj mirë. Por një delegacion i vogël me rezultate të mira”, ka theksuar më tej presidenti i KOKSH-it, Bezhani, që më pas ka paralajmëruar se që tani është duke u menduar për Lojërat Olimpike “Tokio 2020”. “Por më parë, – ka thënë Bezhani, – kemi Lojërat Mesdhetare në “Tarragona 2017”, si dhe Lojërat e dyta Evropiane në të cilat pretendojmë të dërgojmë dhe të ndërtojmë një grup të mirë sportistësh cilësorë.”

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:40 ASNN – Për herë të fundit në ngjyrat kuqezi, 5 futbollistë i japin

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

AlbanianSport.com 15/11/2024 22:30 ASNN – Liga e Kombeve, Kombëtarja mbyll përgatitjet në “Arenën Kombëtare”, gati për ndeshjen ndaj Çekisë. Kështu, Shqipëria e futbollit është gati për takimin e parë të nëntorit ndaj Çekisë, teska skuadra kuqezi, me në krye trajnerin Silvinjo, mbylli mbrëmjen e së premtes përgatitjet në Stadiumin “Arena Kombëtare” në kryeqytet. Sipas burimeve

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:55 ASNN – Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, tregoi edhe se si paraqitet

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Luajmë para tifozëve tanë, japim gjithçka!

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Luajmë para tifozëve tanë, japim gjithçka!

AlbanianSport.com 15/11/2024 20:45 ASNN – I pyetur në konferencën për shtyp të të premtes, në prag

Video) Kombëtarja / Silvinjo: Çekia, një “njohje e vjetër”, por lipset 100%

Video) Kombëtarja / Silvinjo: Çekia, një “njohje e vjetër”, por lipset 100%

AlbanianSport.com 15/11/2024 19:35 ASNN – Duke iu referuar më tej në konferencën e tij për shtyp

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh