AlbanianSport.com 16.09.2016 19:50
ASNN – Kategoria Superiore e Kampionatit të 78-të Kombëtar të Futbollit, luan në fundjavë ndeshjet e javës së tretë. Partizani luan me Teutën dhe të gjithë presin më shumë nga sulmi i të kuqve. Ndërsa Tirana pret në “Selman Stërmasi”, Kukësin në një sfidë tepër të vështirë.
Trajneri Daja është shprehur se luan për fitore ndaj skuadrës veriore. Kështu, këtë fundjavë luhen ndeshjet e javës së 3-të të Kategorisë Superiore. Partizani luan me Teutën, një ndeshje, ku të gjithë presin kthesën e të kuqve. Kjo sepse barazimi 0-0 në ndeshjen ndaj Vllaznisë nuk ka kënaqur askënd.
Jo vetëm për lojën e zhvilluar por edhe mungesën e golit. Mbrojtësi Eraldo Kalari e quan ndeshjen e kthesës atë ndaj Teutës. Ndërsa Tirana luan të shtunën një sfidë të vështirë ndaj Kukësit. Për këtë ndeshje trajneri i bardhebluve, Ilir Daja, vuan sërish mungesën e sulmuesve, por ka theksuar se të tre rezultatet janë prezente.
Ndeshja Tirana-Kukësi luhet të shtunën, duke nisur nga ora 17:00 në Stadiumin “Selman Stërmasi” në kryeqytet dhe do të transmetohet drejtpërdrejt nga Rrjeti i Radio -Televizionit Shqiptar.