Ligji i ri i Sportit, shteti reduktohet në mbikëqyrës & kontrollor

Share Button

Leke-numerim-tjeter

Gjergj Vyshka 16.09.2016 13:25

Sipas relacionit të kryeministrisë qëllimi është të arrihet përmirësimi i politikave për sportin elitar, si dhe të institucioneve arsimore në drejtimin organizativ, teknik dhe funksional qendror dhe lokal. Madje synohet krijimi i shanseve të barabarta në pjesëmarrjen në veprimtari sportive të të gjithë shtetasve shqiptarë, mbështetur në të drejtat e njeriut për të ushtruar veprimtari fizik e sportiv. Po kështu ky projektligj është në përputhje të plotë me programin politik të Këshillit të Ministrave. “Në hartimin e kësaj pakete ligjore janë marrë parasysh dhe rekomandimet e Komunitetit Evropian për legjislacionin e sportit në vendet evropiane, ku roli i shtetit reduktohet në detyrën e rregullatorit (mbikëqyrës dhe kontrollor)”, – thuhet në relacion.

Sipas gjithë argumentimit, është synuar rritja e autonomisë dhe krijimin e mundësive për vetë menaxhim të organizatave sportive, kombëtare dhe lokale, nëpërmjet përcaktimit të kompetencave të pushteteve dhe lëvizjes sportive (federata, shoqata dhe klube), me synim rritjen dhe forcimin e demokracisë së brendshme të organizatave sportive, ndërgjegjësimin dhe disiplinimin në përdorimin e fondeve që ato përfitojnë nga buxheti i shtetit dhe të ardhurat dytësore. Po kështu është synuar kthimi jo politik në Këshillin e Lartë të Sportit dhe të Komisionit kundër Dhunës, ndonëse në modulet e funksionimit, teksa e kanë që brenda një mandati trevjeçar të mos bëjnë më shumë tre mbledhje, atëherë sërish duket se ka probleme.

Për hir të së vërtetës duhet pranuar se që nga krijimi i këtyre dy Komisioneve me vendim të Këshillit të Ministrave më 2013-ën të këtyre komisioneve me gjithë organigramën e tyre nuk janë bërë më shumë se një mbledhje. “Ajo që ka rëndësi është fakti se në nenin 18 të projektligjit propozohet ndryshimi i pikës 2, të nenit 48 të ligjit në fuqi (Dhuna në sport), ku vihet theksi tek paprekshmëria gjatë veprimtarive sportive të personave në cilësinë e përfaqësuesit të federatave, zyrtarëve, gjyqtarëve dhe vëzhguesve. Në nenin 19 të projektligjit propozohen ndryshime në nenin 50 të ligjit në fuqi, konkretisht riformulimi i pikës 1 të këtij neni, për të përcaktuar se Komisioni Kombëtar Kundër Dhunës si organizëm konsultativ merr kompetenca të reja.”

“Kompetenca që kanë të bëjnë me inicimin dhe hartimin e politikave për parandalimin e dhunës gjatë aktiviteteve sportive në sport. Gjithashtu, propozohet edhe shfuqizimi i pikës 2 të nenit 50. Në nenin 20 të projektligjit propozohet që pas nenit 51/1 të shtohet neni 51/2, në të cilin parashikohen dispozita ndëshkuese për organizatat sportive dhe anëtarët e tyre në rast se kryejnë veprimtari sportive pa marrë më parë pëlqimin nga organi përgjegjës në të cilin janë të anëtarësuar, si dhe organizojnë ose bëjnë propagandë politike e fetare. Në këtë nen parashikohet që dënimi me gjobë mund të shoqërohet edhe me masa të ndalimit të ushtrimit të veprimtarisë sportive për një periudhë kohore nga 6 muaj deri në një vit”, thuhet në relacion.

Pavarësisht problemeve që sporti ka, ndërsa të paktën kërkohet që politikat e sportit të vijnë nga Këshillit i Lartë i Sportit si maja më e lartë e sportit në vend, duket se nuk ndodh një gjë e tillë. Megjithatë në projektligj është kthyer termi “kombëtar” për Komitetin Olimpik Shqiptar, si dhe janë fuqizuar kompetencat e Gjykatës së Arbitrazhit Sportiv si i vetmi institucion që zgjidh mosmarrëveshjet që mund të ekzistojnë mes organizatave sportive. Ndërkohë klubeve u është shtuar termi shumësportësh në statutin juridik të funksionimit të tyre, ndërsa shtesa në nenin 31/1 për objektet sportive, gjithnjë sipas relacionit të paraqitur në parlament, është për mosndryshimin e destinacionit të terreneve sportive.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:40 ASNN – Për herë të fundit në ngjyrat kuqezi, 5 futbollistë i japin

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:05 ASNN – Ai do të përjetojë një natë të veçantë këtë të shtunë në “Arenën

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

AlbanianSport.com 15/11/2024 22:30 ASNN – Liga e Kombeve, Kombëtarja mbyll përgatitjet në “Arenën Kombëtare”, gati për ndeshjen ndaj Çekisë. Kështu, Shqipëria e futbollit është gati për takimin e parë të nëntorit ndaj Çekisë, teska skuadra kuqezi, me në krye trajnerin Silvinjo, mbylli mbrëmjen e së premtes përgatitjet në Stadiumin “Arena Kombëtare” në kryeqytet. Sipas burimeve

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:55 ASNN – Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, tregoi edhe se si paraqitet

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:20 ASNN – Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë maksimumin kundër

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh