AlbanianSport.com 16.09.2016 10:40
ASNN – Besëlidhja është duke vazhduar përgatitjen e saj për fillimin e kampionatit, por shtyrja e startit të garës e ka komplikuar situatën. Mbrojtësi shkodran Kledi Dibra, që po luan sezonin e 6-të me fanellën e Besëlidhjes, shprehet optimist i cituar nga shtypi sportiv lokal.
“Me fanellën e Besëlidhjes po nis sezonin e 6-të dhe për këtë jam mjaft i lumtur pasi përfaqësoj ngjyrat e një skuadre me emër pavarësisht se sezonet e fundit po luan në Kategorinë e Parë, – ka thënë ai. Deri tani skuadra po paraqitet mirë pasi nga dita në ditë po i rrit treguesit fizik dhe ato tekniko-taktik, çka është tepër pozitive.”
“Besëlidhja ka një objektiv që është ngjitja në Kategorinë Superiore, – ka theksuar ka Dibra. – Nga repartet që po stonojnë më shumë është sulmi, pasi deri tani nuk ka gjetur lirshëm rrugën e rrjetës gjatë miqësoreve, sidomos të atyre që kemi luajtur në fushë të huaj.”