Gjergj Vyshka 16.09.2016 09:45
Qeveria, e cila tashmë e ka paraqitur projektligjin për sportin, ka pranuar se është konsultuar me Zoran Verovnik, ekspert slloven në fushën e legjislacionit sportiv, që në prill 2015 ka qenë i ftuar nga Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar.
Jo vetëm kaq, por është me Federatën Shqiptare të Futbollit, federatat e tjera sportive, Qendrën Kërkimore Shkencore e Sportit, Universitetin e Sportit në Tiranë, Këshillin e Lartë të Sportit, figura të shquara të sportit, përfaqësues të komunitetit të personave me aftësi të kufizuar, juristë e gazetarë.
Në këtë ligj është thënë që do të ketë një përcaktim të statusit të sportistit elitar, si dhe përkufizimin e qartë të sportistit të nivelit të lartë, terrenit sportiv, mjedisit sportiv, instruktorit dhe trajnerit.
“Për të parën herë në historinë e sportit shqiptar një sportist elitar personifikohet me “STATUS”, i cili përmban në vetvete program zhvillimi, përcaktim kriteresh, mbështetje financiare dhe shpërblim për arritje”, – thuhet në relacionin e kryeministrisë.
Por të gjitha këto kanë qenë të parashikuara dhe më 2005-ën, apo me ndryshime dhe më 2007-ën, veçse ndoshta figura e sportistit, apo dhe atributet që duhet të përfitojë për shkak të rezultatet duket se mbesin në “ajër”. Për të mos thënë hiç.