Gjergj Vyshka 15.09.2016 19:50
Tirana-Trepça e Mitrovicës do të jetë hapja zyrtare e Ligës Ballkanike. Pallati i Sportit “Asllan Rusi” në kryeqytet, që do të jetë dhe fusha e bardhebluve të trajnerit Petrovski, do të mikpritësja e ndeshjes së parë zyrtare për “SIGAL Uniqa Liga Ballkanike” e basketbollit. Dhjetë ndeshje për të konfirmuar forcën e kësaj skuadre. Kështu, Liga Ballkanike e basketbollit të meshkujve dje ka zyrtarizuar kalendarin e fazës së parë të sezonit 2016-2017, ndërsa janë dy grupe me 6 skuadra, të cilat do të luajnë me sistemin vajtje-ardhje pas së cilës katër më të mirat do të kalojnë në fazën e dytë.
E në këtë mënyrë “SIGAL Uniqa Liga Ballkanike” është gati, ndërsa drejtuesit e saj kanë punuar gjatë në ditët e kaluar për të zgjidhur problemet dhe për ta planifikuar në mënyrën e duhur gjithçka. Dhe është marrë në konsideratë pjesëmarrja e Sigal Prishtinës dhe Pejës në “FIBA Europe Cup”, si dhe e skuadrës maqedonase KK Karpos Sokoli 2000 në Ligën e vendeve të Adriatikut. Drejtuesit urojnë që të mos ketë ndryshime të mëdha gjatë këtij programi, por natyrisht që çdo kërkesë e një Federate, një skuadre apo një televizioni do të merren në konsideratë.
Programi i javës së parë ofron një numër ndeshjesh interesante. Dhe është e sigurt se lufta për të kapur katër vendet e para në grup do të jetë e fortë dhe e ashpër. Kushti është që këto katër skuadra do të luajnë në fazën e dytë në dy grupe me sistemin vajtje-ardhje, fazë pas së cilës dy të parat e tyre do të kualifikohen për në gjysmëfinale. Zyrtarisht, ashtu sikurse është paralajmëruar dhe më parë, Liga Ballkanike e sezonit 2016-2017 do të nisë në “Asllan Rusi” në kryeqytet. Aty ku Tirana e trajnerit të ri, Sllobodan Petrovski, do të presë kosovarët e Trepçës së Mitrovicës.
Megjithëse ndeshja do të jetë ajo e 4 tetorit 2016 në Prishtinë, e vlefshme për grupin A, mes SIGAL Prishtinës dhe Kumanovës. Për informacion në grupin A janë Beroe Stara Zagora, Bashkimi i Prizrenit, Sigal Prishtina, Teodo e Malit të Zi, Kumanovo 2009 dhe Kozuvi.
Liga Ballkanike e Basketbollit për Meshkuj
Kalendari i Grupit B
Skuadrat pjesëmarrëse
1) Tirana
2) Peja
3) Trepça (Mitrovicë)
4) MKK Feni Industries
5) KK Karpos Sokoli 2000
6) Sutjeska Nikshiq
10 tetor 2016
Tirana – Trepça (Mitrovicë)
12 tetor 2016
Karpos Sokoli 2000 – Sutjeska
Peja – MKK Feni Industries
18 tetor 2016
Trepça (Mitrovicë) – Karpos Sokoli 2000
19 tetor 2016
MKK Feni Industries – Tirana
21 dhjetor 2016
Sutjeska Nikshiq – Peja
26 tetor 2016
Sutjeska Nikshiq – Tirana
MKK Feni Industries – Trepça Mitrovicë
29 tetor 2016
Peja – Karpos Sokoli 2000
8 nëntor 2016
Sutjeska Nikshiq – MKK Feni Industries
9 nëntor 2016
Karpos Sokoli 2000 – Tirana
11 janar 2017
Trepça (Mitrovicë) – Peja
16 nëntor 2016
Trepça (Mitrovicë) – Sutjeska Nikshiq
MKK Feni Industries – Karpos Sokoli 2000
1 dhjetor 2016
Tirana – Peja
23 nëntor 2016
Sutjeska Nikshiq – Karpos Sokoli 2000
24 dhjetor 2016
Trepça (Mitrovicë) – Tirana
28 dhjetor 2016
MKK Feni Industries – Peja
7 dhjetor 2016
Karpos Sokoli 2000 – Trepça (Mitrovicë)
Tirana – MKK Feni Industries
Peja – Sutjeska Nikshiq
14 dhjetor 2016
Tirana – Sutjeska Nikshiq
Karpos Sokoli 2000 – Peja
Trepça (Mitrovicë) – MKK Feni Industries
18 janar 2017
Peja – Trepça (Mitrovicë)
MKK Feni Industries – Sutjeska Nikshiq
Tirana – Karpos Sokoli 2000
25 janar 2017
Sutjeska Nikshiq – Trepça (Mitrovicë)
Peja – Tirana
Karpos Sokoli 2000 – MKK Feni Industries