AlbanianSport.com 14.09.2016 21:45
ASNN – Ballshiotët janë në pritje të kalendarit për të mësuar rivalët e tyre në betejën për t’u rikthyer në elitë. Në fakt, Bylisi ka qenë mjaft aktiv në merkato, por më kryesorja është se ballshiotët kanë mbajtur thuajse 80% të titullarëve të Kategorisë Superiore dhe pritet që në garë të përfaqësohen me një ekip dinjitoz.
Largimi i Ardit Hoxhajt, një prej titullarëve të rëndësishëm, duket se është plotësuar nga presidenca ballshiote me dy afrime cilësore në sulm. Të huajt Roberto dhe Bouen pritet që të formojnë dyshen e sulmit te mallakastriotët që do të hyjnë në garë me synime të qarta.
Në Ballsh ka një stadium model, madje edhe dy anekset ku stërviten ekipi i parë, por edhe moshat. Bylisi një vit më parë kreu një rikonstruksion total të infrastrukturës që përfshiu mjediset e brendshme dhe të jashtme. Bylisi është gati për sezonin e ri dhe skuadra pritet qe të jetë një nga më solidet në të Parën në sezonin e ri.