Gjergj Vyshka 14.09.2016 07:35
Sot në Plymelek të Francës do të nisë Kampionati Evropian i Çiklizmit për Elitën, Nën-23-vjeçarët, Të Rinj dhe Femra, atje ku merr pjesë dhe Shqipëria. Delegacioni shqiptar i dyrrotakëve kryesohet nga Sekretari i Përgjithshëm i Federatës Shqiptare të Çiklizmit, Alfred Tahiraj.
Ndërsa trajnerë të skuadrës janë Dashamir Rama, Luan Sallaku dhe Artan Gjuraj. Për elitë, të paktën dhe sipas informacionit që ka dhënë presidenti i Federatës Shqiptare të Çiklizmit, Skënder Anxhaku, janë Redi Halilaj, Besmir Banushi, Ylber Sefa dhe me pikëpyetje të madhe Eugert Zhupa, që është dëmtuar.
Për të rinj Iltian Nika, Redian Kopshti, Ramaliu, kurse për të rinj Janku, Toska dhe Shehu. “Ne synojmë të jemi në dhjetë më të mirët. Ndërsa më 16 shtator do të nisë grumbullimi për kombëtaren e të rinjve dhe kadetëve në Elbasan nën drejtimin e Leonard Kolës, që do të marrë pjesë në Ballkaniadën e Edirnes në Turqi, nga data 23, deri më 25 shtator”, – ka përfunduar Anxhaku.