AlbanianSport.com 13.09.2016 18:00
ASNN – Tërbuni është në kërkim të lojtarëve të tjerë, ndërsa kandidatura janë si Enkel Alikaj, ashtu dhe Kiri, por dhe argjentinasi Dedin.
Dhe në kërkesë të trajnerit Gjoni për të pasur sa më shumë lojtarë cilësor, drejtuesit pukjan nuk janë duke u ndalur për të kërkuar më të mirët.
E në rast se këto lojtar do të vijnë dhe Gjoni do të jetë më i qetë në ndërtimin e një skuadre elitare.
Në fakt, tek Tërbuni kanë ardhur shumë lojtarë, por javë që vjen do të jetë vendimtare për një pjesë të mirë, sepse në skuadër do të qëndrojnë vetëm 25 futbollistë.
Ndaj dhe do të zhvillohen ndeshje miqësore, ndërsa është premtuar që më 21 shtator Tërbuni të jetë gati dhe një skuadër e aftë për t’u ngjitur në Superiore.