AlbanianSport.com 02.11.2014 15:45
ASNN – Matjanët kanë deklaruar se rezultatin e takimit të humbur minimalisht në shtëpi me Tërbunin, e vendosi Bledar Ziri, një gjyqtar që, sipas tyrë, ka qenë i dënuar kohët e fundit për njëanshmëri.
“Kryesori Ziri dhe ndihmësit u treguan të njëanshëm jo vetëm në rastin e golit për gjatë gjithë lojës”, – deklaroi trajneri i Burrelit, Vladimir Gjoni. – Ai ka ardhur në Burrel pas një ndëshkimi për tri javë pas gjykimeve joprofesionale.”
“E them me bindje se këtë ndeshje nuk do ta kishim humbur nëse Ziri do të ishte korrekt”, – ka shtuar trajneri i matjanëve. Ndërkohë Plori tha nga “Liri Ballabani”, ku ka drejtuar për dy sezone ekipin matjanë: “Kjo ishte një përballje e vështirë”.
“Të them të drejtën në këtë ndeshje fati ishte në anën e skuadrës që unë drejtoj, – ka vijuar shkodrani i pankinës së Tërbunit. – Gjej rastin të falënderoj Bashkinë e Burrelit, forcat e rendit dhe tifozët për mikpritjen dhe korrektësinë e treguar.”