AlbanianSport.com 13.09.2016 10:40
ASNN – Besëlidhja po stërvitet intesivisht për të ruajtur kondicionin fizik dhe atë tekniko-taktik të marrë gjatë 7-8 javëve të fazës përgatitore, që për këtë sezon po zgjatet pafundësisht.
“Unë tashmë e njoh shumë mirë Besëlidhjen dhe filozofinë e saj, pasi këtu kam mbyllur edhe sezonin që lamë pas, – ka thënë afrikani i lezhjanëve. – Besëlidhja është një skuadër me filozofi bashkëkohore.”
“Madje të një skuadre Superioreje, gjë që është shumë e rëndësishme për objektivat tona. Si objektiv madhorë kemi ngjitjen në Kategorinë Superiore dhe Besëlidhja është e përgatitur për këtë”, – përfundon Sidibe.