Gjergj Vyshka 12.09.2016 18:00
“Jam i kënaqur, – ka deklaruar fituesi i garës së djeshme. – Ka qenë një periudhë e vështirë, gjatë gjithë fundjavës, ndonëse gjatë gjithë kësaj fundjave bashkëveprimi ka qenë i mirë. Kam kërkuar të bëj garën time.”
“Për fat hapi im ka qenë shumë i rregullt duke shfrytëzuar pikat e fortat që kisha në pistë”, – ka thënë në përfundim të garës fituesi i Çmimit të Madh të Misanos në San Marino, Daniel Pedroza.
Ndërkohë, mes Valentino Rosit dhe Horhe Lorencos ka patur përgjigje dhe kundërpërgjigje për shkak të kalimit në xhiron e dytë. Spanjolli akuzon: “Ka bërë një parakalim jo korrekt dhe të rrezikshëm”.
Menjëherë kundërpërgjigja e Valentino Rosit: “Shikoje edhe një herë, nuk e ke parë mirë fare. Atëherë çfarë do të duhet të them unë për atë që më ka bërë Pedroza?” Dhe për garën e zhvilluar ka shtuar: “Mëkat, shpresoja të fitoja”.