AlbanianSport.com 12.09.2016 14:20
ASNN – Në “Fleshing Midous”, Anzhelikë Kerber feston në mënyrën më të mirë të mundshme renditjen në vendin e parë të renditjes së përgjithshme të tenisit botëror për femra.
Ajo ka fituar në finalen e Turneut të Hapur Amerikan “USA Open”, teksa ka mundur në një ndeshje të bukur dhe të luftuar surprizën çeke Karolina Pliskova, që është numri 10 në renditjen e përgjithshme botërore.
Gjermanja bën të sajën setin e parë, të cilin e ka fituar 6-3. Bie në të dytin përballë kundërshtares së re, e cila ka fituar 4-6, dhe pastaj ka fituar setin e tretë 6-3 me tre “brejke” në “gejmin” e fundit pas 2 orë e shtatë minutash lojë.
Për Kerberin është triumfi i parë në çimenton e Nju Jorkut, një sukses që vjen pas atij të para pak muajsh në turneun e parë të madh botëror për 2016-ën, atë të Melbërnit në janar. Finalja e meshkujve do të diskutohet mes Xhokoviç dhe Vavrinkës.