Gjergj Vyshka 12.09.2016 10:40
Turi i 9-të e Olimpiadës Botërore të Shahut ka qenë përsëri fatlume për Shqipërinë e shahut, sepse si për femra, ashtu dhe për meshkuj, ka korrur fitore. Madje, për femra, është një rikthim tek suksesi pas humbjes së pësuar një ditë më parë 0-4 me Moldavinë.
E viktima e kombëtares që drejtohet nga Aldo Zadrima ka qenë Zelanda e Re. Eglantina Shabanaj, që vinte pas pushimit, e ulur në tavolinën e parë si gjithnjë në mënyrë surprizë ka barazuar me kandidaten mjeshtre Helen Miligan. Një fillim jo i mirë, por që më pas është rikuperuar nga fitoret e Rozana Gjergjit, Alda Shabanajt dhe Bruna Tuzit.
Në përfundim 3.5-0.5 dhe kjo është fitorja e 5-të e vajzave kuqezi. Për kujtesë të lexuesit Shqipëria e femrave ka fituar 4-0 me Malauin, 2.5-1.5 me Emiratet e Bashkuara Arabe, 3-1 me Kirgizstanin dhe Danimarkën dhe tani 3.5-0.5. Dhe, me 10 pikë, Shqipëria e femrave renditet në vendin e 57-të mes 140 pjesëmarrësve.
Kurse në pikë tavoline janë gjithsej 18.5, të cilat vijnë nga Eglantina Shabanaj, 4 pikë në 8 ndeshje, Rozana Gjergji, 5 pikë në 9 ndeshje, Alda Shabanaj, 4 pikë në 8 ndeshje, Bruna Tuzi, 4 pikë në 7 ndeshje, dhe Suzana Kërçiku, 1.5 pikë në 4 ndeshje. Sot në turin e parafundit të kësaj Olimpiade, Shqipëria e femrave do të ndeshet me Meksikën.
Olimpiada Botërore e Shahut
“Baku – Azerbajxhan 2016”
Rezultatet teknike të turit të 9-të:
Femra
Shqipëri – Zelandë e Re 3.5-0.5
Eglantina Shabanaj – Helen Miligan (KM) 0.5-0.5
Rozana Gjergji – Haomo Jasmine Zhang (F/KM) 1-0
Alda Shabanaj – Nadia Braganza 1-0
Bruna Tuzi – Eva Lourenco 1-0