AlbanianSport.com 02.11.2014 14:25
ASNN – Burreli humb një ndeshje shumë të rëndësishme në fushën e vet atë me Tërbunin e Pukës. Pjesa e parë është e barabartë, kurse në të dytën matjanët kanë dominuar. Por janë ndëshkuar nga Lekaj dy minuta para përfundimit të kohës së rregullt.
Në pjesën e dytë sulmuesit e Gjonit patën raste të mira shënimi, por aksionet e tyre përfunduan pa rezultat. Goli i vetëm erdhi në minutën e 88-të, kur matjanët e ndalën lojën me mendimin se kryesori Ziri do të jepte goditje dënimi për skuadrën e tyre, pasi një ndërhyje e fortë e miqtë dëmtoi keq njërin nga futbollistët vendas.
Vijimi i lojës nga Lekaj solli golin për skuadrën e Plorit duke venitur shpresat e skuadrës së Burrelit për tri pikë të dobishme. Në fund të takimit, sidomos pankina tenton “të kritikojë” gjyqtarët e ndeshjes, por forcat e rendit nuk lejojnë incidente.
BURRELI – TËRBUNI 0-1
Shënues: Lekaj 88’
Burreli: Xhixha, Mëllugja, Kaloshi, Qendro, Met’hasani, Rrapo, Myftaraj, Mata (Salaj 77’), Pirani, Çezar, De Santos (Bruka 58’). Trajner: V. Gjoni
Tërbuni: Xhokoviç, Mone, Kepi, Lila, Danaj, Çutra (Kulli 56’), Tafa, Greca, Mziu (Lekaj 71’), Rroca, Agastra (Djarmati 83’). Trajner: E. Plori
Gjyqtarë: B. Ziri, E. Veseli, Sh. Ziri (Fushë-Krujë)
Kartonë të verdhë: Met’hasani / Çutra, Greca