Gjergj Vyshka 11.09.2016 15:20
E kur ndeshja ka marrë “rrokopujën” qiprioti i stolit kuqezi ka kërkuar pushim. Por pikërisht këtu ka dhe një përplasje me kapitenin Shima, që ka hedhur shishen e ujit, ndërsa Kostantinides ka kërcënuar e ka qenë gati deri në konfrontim.
Vetëm ndërhyrja e Laskut dhe Voglit, por dhe të tjerëve ka qetësuar situatën, e cila nuk është normale për një skuadër kombëtare pavarësisht humbjes. E megjithatë në fund të gjithë janë drejtuar në dhomat e zhveshjes.
Ndonëse janë nerva loje dhe që gjithçka vjen nga dorëzimi në fund, ndërsa Shqipëria firmos humbjen e katërt dhe ka filluar të mendojë tashmë për përballjen me Malin e Zi të mërkurën në Podgoricë.